Shkurt.ch
Marrëveshje që gratë të paguhen njësoj si burrat
Sipas marrëveshjes së arritur sot, sektori publik do të zotohet që për punën e njëjtë të paguajë rroga të njëjta si për burrat ashtu dhe për gratë
Burrat dhe gratë për punën e njëjtë të kryer do të duhej të merrnin pagën e njëjtë. Kështu të paktën qëndron e shkruar në kushtetutën e Zvicrës. por, Këshilli Federal ka vendosur që deri në vitin 2019 të bëjë verifikimin nëse një gjendje e tillë mbretëron së paku në administratën federale, njofton srf.ch.
Siç bën të ditur Zyra për Personel e administratës federale, për të bërë këtë verifikim janë marrë vesh sot ministri i financave Ueli Maurer dhe bashkësitë e personelit. Në muajin shtator federata tashmë kishte lancuar kartën që proklamon synimin për pagë të njëjtë që duhet të paguhet për punën m vlerë të njëjtë.
Sipas kësaj karte dhe marrëveshjes së arritur sot, sektori publik do të zotohet që për punën e njëjtë të paguajë rroga të njëjta si për burrat ashtu dhe për gratë, transmeton albinfo.ch. Në këtë mënyrë sektori në fjalë do të bëjë një hap përpara duke dhënë shembullin e vet në këtë drejtim.
Në mesin e nënshkruesve të parë të kartës së përmendur, përveç organeve federale bëjnë pjesë edhe dhjetë kantone dhe 15 komuna.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër Lufta në Iran i ka rritur edhe më shumë çmimet e karburantit në Zvicër. Brenda një... -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit












