Lajme
Marrëveshje Zvicër-Mali i Zi për luftimin e kriminalitetit
Marrëveshja në Podgoricë është nënshkruar nga Slavko Stojanovic, drejtor i Policisë së Malit të Zi dhe Nicoletta della Valle, drejtoreshë e Policisë Federale të Zvicrës (Fedpol)
Zvicra dhe Mali i Zi kanë nënshkruar sot në Podgoricë një marrëveshje bilaterale për forcimin e bashkëpunimit policor në luftimin e kriminalitetit. Marrëveshja bën thjeshtësimin e këmbimit të informatave dhe realizimin e hetimeve policore nga autoritetet zvicerane të ndjekjes. Ajo e përplotëson një radhë marrëveshjesh të ngjashme të cilat Zvicra tashmë i ka nënshkruar me shtetet në regjion. Delegacioni zviceran i udhëhequr nga drejtoresha e Policisë Federale (Fedpol) Nicoletta della Valle gjatë udhëtimit të tij ballkanik do të takohet edhe me autoritetet në Shqipëri, bëhet e ditur në një komunikatë të Fedpol-it.
Marrëveshja në Podgoricë është nënshkruar nga Slavko Stojanovic, drejtor i Policisë së Malit të Zi dhe Nicoletta della Valle, drejtoreshë e Fedpolit, transmeton albinfo.ch Ajo mundëson shkëmbim më të mirë informatash mbi personat e dyshuar, përforcon bashkëpunimin përmes kanalit të Interpolit, mundëson analiza të përbashkëta policore dhe promovon takime të nivelit të lartë të përfaqësueseve të policive të të dy vendeve. Kjo, sigurisht, duke respektuar juridiksionin e shteteve veç e veç. Po ashtu marrëveshja i shërben edhe punës së atasheut policor zviceran të stacionuar në Kosovë dhe të akredituar edhe për Malin e Zi.
Marrëveshje të ngjashme Zvicra tashmë ka nënshkruar edhe me Kosovën, Shqipërinë, Bosnjën, Maqedoninë dhe Serbinë. Kjo marrëveshje është pjesë e strategjisë së vendosur nga Këshilli Federal për bashkëpunim ndërkombëtar policor, përcjell albinfo.ch. Evropa Juglindore paraqet regjion prioritar në këtë kontekst. Grupet e organizuara kriminale nga ky regjion ndikojnë në shkallën e kriminalitetit në Zvicër. Kjo marrëveshje ka rëndësi jo vetëm për Fedpol-in por dhe për policitë kantonale, thuhet më tutje në komunikatë.
Vizitë edhe në Shqipëri
Delegacioni zviceran vizitën e tij në Ballkan do ta përmbyllë me një takim me autoritetet homologe në Shqipëri. Duke u bazuar në marrëveshjen për bashkëpunim në mes të Zvicrës dhe Shqipërisë, ztë hyrë në fuqi në vitin 2007, Zvicra synon bashkëpunim më intensiv dhe kontakte më të ngushta me autoritetet shqiptare të hetuesisë. Në këtë kuptim, Zvicra dëshiron forcimin e mëtutjeshëm të masave për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore dhe me narkotikë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve Me 108 vota pro dhe 63 kundër, këshilli kantonal i Cyrihut miratoi një kundërpropozim për një... -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide













