Shqipëria
Me gjithë marrëveshjet e shumta me Shqipërinë, barrierat tregtare vazhdojnë
Kosova dhe Shqipëria viteve të fundit kanë nënshkruar marrëveshje të shumta, por është evidente se ende nuk kanë arritur t’i largojnë barrierat tregtare mes dy vendeve.
Njohësit e çështjeve ekonomike thonë se marrëdhëniet tregtare ndërmjet dy vendeve janë duke evoluar ngadalë, pavarësisht investimeve që janë bërë. Ndërkohë në mbledhjen e fundit koordinuese të dikastereve përkatëse për realizimin e marrëveshjeve, të dy palët janë zotuar se deri në fund të qershorit të nisin së zbatuari të gjitha marrëveshjet.
Marrëveshjet e arritura në takimin e dy qeverive, Kosovë-Shqipëri, të mbajtur në nëntorin e vitit të kaluar në Pejë janë në realizim e sipër. Kështu ka deklaruar këshilltari i Koordinatorit Kombëtar të dy qeverive, Leotrim Berisha.
Ai i tha Radio Kosovë se në mbledhjen e fundit koordinuese të dikastereve përkatëse për realizimin e marrëveshjeve, të dy palët janë zotuar se deri në fund të muajit qershor të nisin së zbatuari të gjitha marrëveshjet e arritura.
“Deri në fund të muajit qershor, grupet përkatëse janë zotuar se do të nisin së zbatuari pesë marrëveshjet që janë nënshkruar në Pejë. Për herë të parë kemi vendime konkrete”, u shpreh Berisha.
Sipas Berishës, koordinatori Nacional, Fatmir Limaj, ka kërkuar po ashtu që të hiqen barrierat që po pengojnë bizneset kosovare, siç është nënshtrimi i skanerit për produktet kosovare.
Por njohësit e fushës së ekonomisë thonë se produktet e Kosovës nuk depërtojnë lehtë në tregun e Shqipërisë. Për disa vite me radhë ky vend i ka vendosur barriera prodhuesve kosovarë. Prodhuesit nga Kosova për vite me radhë vazhdojnë të përballen me pengesa doganore, ndërkohë që kjo çështje në vazhdimësi ka ngjallur debat. Barrierat më të theksuara ishin për produktet bujqësore, farmaceutike dhe të birrës.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, tha se duhet vullnet politik, sidomos nga ana e Shqipërisë për heqjen e barrierave ndaj bizneseve kosovare, shkruan RTK, përcjell Albinfo.ch.
“Nuk ka arsye që të kemi asnjë lloj barriere, pengese apo diskutim për këtë. Është pika në Durrës e transitit që është një lëvizje pozitive, për shkak se Porti Durrësit është korridor shumë i rëndësishëm për kompanitë e Kosovës, megjithatë duhet shumë më shumë. Nuk ka nevojë që Kosova të skanojë çdo produkt sepse është shumë i shtrenjtë”, tha Rrukiqi.
Nga mbledhja e fundit koordinuese të dikastereve përkatëse për realizimin e marrëveshjeve Kosovë-Shqipëri, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka bërë të ditur se në rast se nuk arrihet të evitohen barrierat e bizneseve të Kosovës nga ana e Shqipërisë, do të merren masa reciprociteti.
Qershori ishte afati i fundit për zbatimin e këtyre marrëveshjeve. Një gjë të tillë e kishte paralajmëruar edhe Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë në Tiranë, i cili kishte thënë se nëse Shqipëria nuk heq barrierat penguese për miellin, birrën dhe pataten në dy muajt në vijim, Qeveria e Kosovës do të aplikojë reciprocitetin në marrëdhëniet tregtare me Shqipërinë, duke lajmëruar një taksë 100 për qind për prodhimet shqiptare.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj Komunat në rajonin Jura Arc po përballen me vështirësi financiare për shkak të varësisë së lartë... -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit -
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër















