Lajme
Marsh i qetë në mbështetje të LGBT-së
Në marshin e LGBT-së kanë marrë pjesë edhe personalitete të larta politike vendore e ndërkombëtare, përfshirë edhe presidentin e vendit, Hashim Thaçi
Ndryshe nga vendet tjera të Ballkanit, ku 17 Maji, Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë dhe Transfobisë (IDAHOT) është përcjell me dhunë, në Kosovë është marshuar qetë. Madje në marshin e LGBT-së kanë marrë pjesë edhe personalitete të larta politike vendore e ndërkombëtare, përfshirë edhe presidentin e vendit, Hashim Thaçi.
Në këtë marsh të pranishëm ka qenë edhe ish presidentja, Atifete Jahjaga, eurodeputetja Ulrike Lunacek, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ambasadori britanik, Ruri O’Conell dhe përfaqësues nga shoqëria civile.
Në këtë aktivitet u tha gjendja e këtij komuniteti në Kosovë nuk është e mirë dhe këta njerëz injorohen.
“Në Kosovë secili mund të dashurojë secilin. Kosova me kushtetutë u jep të drejte të gjithëve të kenë jetën e tyre. Çdo qytetarë i vendit i ka të drejtat e tyre dhe këto të drejta ata duhet ti shfrytëzojnë”, ka deklaruar mes tjerash president Thaçi, sipas të cilit, Kosova tashme është evropiane dhe se të drejtat e komunitetit LGBT janë të barbarët me çdo qytetarë.
Aktiviteti do të organizohet në bashkëpunim me organizatat: Qendra për Emancipim Shoqëror (QESh), Qendra për Barazi (CEL) dhe Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD).
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











