Lajme
Marsh protestues kundër izolimit të Kosovës
Ndaj këtij marshi ka reaguar Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Prishtinë
Aktivistët e rrjetit të organizatave joqeveritare “Koalicioni për Demokraci” kanë organizuar të martën marshin protestues në Prishtinë, kundër, siç u tha, izolimit të Kosovë nga Bashkimi Evropian. Sejdi Demiri, drejtues i këtij rrjeti, ka thënë se kërkesa e tyre është realizimi i së drejtës elementare për të lëvizur lirshëm dhe që prodhuesit kosovarë të eksportojnë në Bashkimin Evropian, raporton Radio Evropa e Lirë.
Aktivistët e këtij rrjeti kanë marshuar përgjatë rrugës “Nëna Terezë”, duke bartur pankarta me slogane që përmbanin kundërshtime ndaj mbetjes së Kosovës jashtë regjimit të liberalizimit të vizave dhe kufizimeve tjera.
Sejdi Demiri, drejtues i rrjetit të organizatave joqeveritare “Koalicioni për Demokraci”, ka thënë se tubimi i aktivistëve të këtij rrjeti ka për qëllim shprehjen e indinjatës së thellë për, siç i ka quajtur ai, padrejtësitë dhe padenjësitë që Bashkimi Evropian po u bën qytetarëve të Kosovës.
Ilir Buzhala, aktivist i rrjetit “Koalicioni për Demokraci”, ka thënë se fillimisht institucionet vendore duhet të krijojnë kushtet që qytetarët e Kosovës të fitojnë mundësinë e qarkullimit të lirë në vendet evropiane.
Në anën tjetër, Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Prishtinë ka reaguar ndaj marshit të rrjetit “Koalicioni për Demokraci”, duke thënë se “nuk është e vërtetë se Bashkimi Evropian ka vendosur t’i ndalë preferencat tregtare me Kosovën”.
Në një komunikatë shtypi, kjo Zyrë, ka bërë të ditur se Komisioni Evropian ka adoptuar më 22 shkurt 2010, propozimin për të zgjatur afatin e masave tregtare deri më 31 dhjetor të 2015-ës.
Në këtë komunikatë, gjithashtu ngrihet edhe motivi i dytë i marshimit të së martës – ai i liberalizimit të vizave, duke thënë se kjo çështje dhe ajo e preferencave tregtare, nuk ndërlidhen mes vete. Protesta ka kaluar në mënyrë paqësore ndërsa për sigurinë janë kujdesur forcat e Policisë së Kosovës.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla












