Shkurt.ch
Marsh protestues për vrasjen e afrikanit nga policët
Më 6 nëntor në shkallët e ndërtesës ku banonte, policët e kanë plagosur për vdekje një 27 vjeçar kongolez pasi që ky, sipas shpjegimit të policëve i kishte sulmuar ata me thikë. Pas thirrjes: Stop, policia!, policët kishin shtënë shumë herë me armë zjarri në drejtim të tij, bën të ditur sda.ch
Kjo vrasje (në Bex, Vaud) është bërë shkak që disa qindra njerëz, shumica afrikanë, të protestonin pasditen e të shtunës në qendër të Lozanës.
Ata kanë bërë një marsh protestues kundër ndërhyrjes së përmendur policore dhe disa ndërhyrjeve tjera që kohëve të fundit po ashtu janë bërë ndaj të huajve me ngjyrë.
Marshi kryesohej nga familja e të ndjerit 27 vjeçar, kongolezit Herve, i cili ka lënë pas një vajzë të vogël.
“Edhe jeta e të zinjve duhet të respektohet” dhe “Edhe ne jemi Zvicër”, kanë qenë parullat që janë dëgjuar gjatë këtij marshi, transmeton albinfo.ch. Pjesëmarrësit kanë kritikuar edhe “profilizimin racial” dhe diskriminimin.
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës












