Lajme
Marty mund të dëshmojë për rastin “Medicus” në Prishtinë
Nuk dihet nëse Dick Marty do të vijë personalisht në Kosovë për të dëshmuar apo do të dëshmojë nëpërmjet video lidhjes
Dick Marty, ish-senatori zviceran i bërë i njohur me akuzat për “trafikun e organeve” pritet që të dëshmojë për rastin “Medicus” në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, në seancën që do të mbahet më 18 qershor. Ende nuk dihet nëse Dick Marty do të vijë personalisht në Kosovë për të dëshmuar apo do të dëshmojë nëpërmjet video lidhjes, ka thënë kryetari i trupit gjykues, Arkadiush Sadek.
Ndërkaq, sipas mbrojtjes, Marty nuk do të vijë fare në Kosovë dhe as që do të dëshmojë në këtë rast. Prokurori Jonatan Ratel ka propozuar edhe dy dëshmitarë të tjerë në këtë proces. Ai, sipas medieve të Prishtinës ka thënë se në mungesë të doktor Stojevit, i cili kishte hartuar raportin e forenzikës për të gjeturat në Klinikën “Medicus”, do të dëshmojë shefi i Departamentit të Mjekësisë Ligjore në EULEX, Alan Robinson.
Ratel ka ftuar si dëshmitar edhe ekspertin italian të forenzikës, Cristian Jugoveri, i cili do të flasë për ekspertizën e disa e-maileve.
Ratel ka bërë të ditur se SHBA k ndihmuar për gjetjen e 500 e-mail-eve në adresat elektronike në rrjetet Hotmail dhe Yahoo të Lutfi Dervishit, 10-12 prej tyre, sipas prokurorit, do t’i hynë shumë në punë gjykatës në formën e korrespodencave të Lutfi Dervishit me Jusuf Sonmezin dhe Manfred Phirin.
Megjithatë, mbrojtja ka kundërshtuar thirrjen e dëshmitarëve të rinj, sidomos të ekspertëve të EULEX-it, sepse, sipas tyre, janë të njëanshëm.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 Sinjale pozitive për punësimin në Zvicër... -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë











