Shkurt.ch
Masa të ashpra për ngasësit e pandërgjegjshëm të veturave
Dënohen “ata që duke shkelur me qëllim rregullat e trafikut, shkaktojnë rrezikshmëri për aksident me të plagosur rëndë ose me të vdekur
Dhoma e kantoneve e Parlamentit të Zvicrës ka mbështetur pakon e masave “Via Sicura”, të propozuar nga qeveria e shtetit, për ashpërsimin e dënimeve për “raserët” , ngasësit e shpejtë e të pandërgjegjshëm të makinave.
Sipas përcaktimit të kësaj dhome, do të dënohen me deri në katër vite heqje lirie “ata që duke shkelur me qëllim rregullat themelore të komunikacionit, shkaktojnë rrezikshmëri të madhe për një aksident me të plagosur rëndë ose me të vdekur.”
Dhoma në fjalë e parlamentit zviceran më tutje bën një listë me veprimet në komunikacion, të cilat në të ardhmen do të jenë të dënueshme.
Ndër to, veprimet për të cilat shkohet në burg janë: tejkalimi në 70 kmh në vendet ku shpejtësia e lejuar është 30kmh , në vendet ku lejohet 50 kmh, dënimi vjen në rast se realizohet shpejtësia 100 km në orë, në vendet ku është e lejueshme shpejtësia prej 80 km në orë, dënohet me burg ai që e nget makinën 140 km në orë dhe në autostrada, ku maksimumi i lejuar është 120 km në orë, dënimi me burg i pret ata që ngasin veturën me 200 e më shumë kilometra në orë.
Në përcaktimin e kritereve për masat ndëshkuese, janë marrë si bazë kriteret e propozuara nga “inicativa kundër raserëve”, e cila është pranuar ditë më parë për procedim të mëtejmë.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia "Kemi një ndarje pushtetesh" – Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia në lidhje me zjarrin në... -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori










