Financa
Mashtruesit në biznesin e kredive
Mashtrimet në sferën e kredive prekin të gjithë! Zbuloni 10 të dhëna që ju bëjnë të vëmendshëm dhe ju mundësojnë të shmangni nënshkrimin e një kontrate me mashtruesit.
Një aspekt është i padiskutueshëm në Zvicër: kredia e konsumatorit është e përkufizuar qartë. Normat e interesit dhe miratimi i kredisë të cilat krijohen nga qeveria federale, janë të sakta dhe kërkuese. Kini kujdes me rregulloret e tjera! Të rriturit nuk besojnë në Baba Dimrin. Por shumë njerëz në situata të vështira ose vështirësi financiare shpresojnë për një të qëlluar me fat falë një interesi shumë të ulët. Mos bëni gabim, është fjala për një kurth! Këtu është një udhëzues se si të zbuloni mashtruesit e kredive.
- Ju kanë kontaktuar me email. Kontrolloni adresën e postës elektronike për të parë nëse është fjala për ndonjë kompani zvicerane. Kompanitë e besueshme kurrë nuk kanë një adresë me Gmail ose Hotmail. Mos i hapni kurrë dokumentet e tilla!
- A jeni kontaktuar me telefon ose me SMS? Numri është i maskuar ose i panjohur? këshilloheheni të keni kujdes.
- Ose edhe më mirë: një letër reklame në kutinë tuaj postare me premtime të bukura dhe kamata të ulëta? Është me siguri fjala për një reklamë mashtruese.
- Duhet të bëni një pagesë paraprake për të bërë hapjen e dosjes. Mos pranoni asnjëherë! Në Zvicër, kjo është e ndaluar me ligj (KKG).
- Gjithçka duket e mrekullueshme, nuk kontrollojnë fare nëse keni tashmë borxhe, procedurë përmbarimi të borxheve dhe pa marrë parasysh nëse keni të ardhura të mjaftueshme për shlyerjen! Ky është një “no go” absolut!
- A e dini formën juridike të kompanisë dhe numrin zyrtar CHE të regjistrit tregtar në Zvicër? Nuk e dini? Nëse PO, por keni dyshime, kontrolloni të dhënat!
- A nuk po shqyrtohet situata juaj, as financiare dhe as ajo profesionale? Dhe ju nuk propozoni një analizë të situatës tuaj? Kjo, thjesht është e pamundur!
- A keni faqe në internet? Nëse po, këshillohuni nëse kompania është me të vërtetë me seli në Zvicër dhe gjithçka është në përputhje. A ka njoftime ligjore?
- Pa faqe në internet dhe pa asnjë përfaqësi në Zvicër ?! Ata përmendin se gjithçka është ende në përgatitje … A është vërtet e besueshme kjo! A e njeh firmën dikush nga rrethi juaj i të njohurve? Mosnjohja nga askush dhe mospasja e faqes në internet… ! Po bëhen shumë elementë të panjohur.
- Normat e interesit janë më të ulëta se norma minimale e interesit e aprovuar nga ligjvënësi (që është4.5%)! Atëherë është padyshim fjala për Baba Dimrin!
Me pak fjalë, biznesi i kredive në Zvicër është çështje e specialistëve me përvojë, të pajisur me një diplomë zvicerane dhe me referenca të mira. Kredia personale bëhet çështje besimi me ju. Informohuni para se të nënshkruani.
Artikull i shkruar nga Münür ASLAN Drejtor i Cashflex MultiCredit Sàrl.
Të ngjashme
Të tjera nga Financa
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar













