Lajme
Maskat duhet të bëhen sërish të detyrueshme, thonë ekspertët në Zvicër
Ndërsa numri i infeksioneve Covid ka ardhur në rritje në Zvicër në javët e fundit, zyrtarët shëndetësorë po thonë se disa masa për të luftuar përhapjen e koronavirusit – kryesisht mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura – duhet të bëhen sërish të detyrueshme në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Deri më tani qeveria e ka rekomanduar këtë masë, pa e bërë të detyrueshme.
Megjithatë, “detyrimi për të mbajtur një maskë duhet të rifutet sa më shpejt të jetë e mundur”, sipas specialistit të sëmundjeve infektive Andreas Cerny. “Sa më shumë të presim, aq më shumë raste do të kemi”.
Virologia Isabella Eckerle pajtohet se “tashmë po shohim një rritje të incidencës së infeksioneve, të cilat mund të përshpejtohen ndjeshëm. Maskat janë një mënyrë e thjeshtë dhe efektive për të reduktuar rrezikun e infektimit”.
Tobias Bär, zëdhënës i Konferencës së Drejtorëve të Shëndetit Kantonal, tha për mediat zvicerane se organizata do të mblidhet të enjten për të diskutuar “situatën aktuale epidemiologjike”.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë













