Matter: „Kanuni në Kosovë, në perëndim e sipër“
Eksperti shumëvjeçar zviceran për ndihmë azilkërkuesve, Rainer Matter, në një intervistë për „Basler Zeitung“, lidhur me mundësinë e gjakmarrjes në rastin e Pfaffikonit, ka deklaruar se koha e zbatimit të Kanunit në Kosovë është duke perënduar, pasi në dhjetë vitet e fundit, Kosova ka pësuar ndryshime rrënjësore në urbanizmin dhe modernizimin e saj.
Në një qytet të madh siç është Prishtina, të rinjtë mund të jetojnë në mënyrë bashkëkohore e që nuk është njësoj sikur në zonat rurale. „Një gjë është e qartë, domethënia e Kanunit është në rënie e sipër“, ka deklaruar Matter.
Në lidhje me vrasjen e Pfaffikonit, ai ka thënë se një akt i tillë nuk ka qenë i motivuar nga tradita kosovare, për shkak të ndarjes së çiftit bashkëshortor, e kurrsesi për vrasjen e një nëpunëseje sociale.
„Edhe në Kosovë është shtuar numri i ndarjeve të çifteve, e që në të kaluarën ka qenë një raritet, sidomos kur është bërë fjalë për iniciativën nga gjinia më e bukur“, ka përfunduar Matter. Ndryshe, ai është edhe autor i veprës „Domethënia e traditës në Kosovën e sotme“.
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau Pak para orës 16 pasdite, qendra e thirrjeve të emergjencës kantonale mori një raport për shpërthim... -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau -
Gratë përbëjnë 35% të bordeve të drejtorëve zviceranë










