Shkurt.ch
Maurer, kundërshton ndërhyrjen e NATO-s në krizën e Ukrainës
"Nëse Nato kërkon për të fluturuar mbi Zvicër, nga Ministria e Mbvrojtjes do të vinte një përgjigje e qartë, qoftë edhe nëse do të bëhej fjalë vetëm për fluturime transporti
Zvicra nuk e ka ndërmend t`ia lejojë NATO-s hapësirën e saj ajrore për fluturimet e forcave të saj në kuadrin e trupës së shpejtë ndërhyrëse që
aleanca veriatlantike do ta ngrejë për shtetet e Evropës Lindore. Kështu ka deklaruar ministri zviceran i mbrojtjes, Ueli Maurer, i cili nuk e sheh me ndonjë peshë domethënëse ushtarake trupën e përmendur. Ai kërkon një përfshirje më të mirë të Rusisë për qetësimin e konfliktit të Uklrainës.
Trupat për ndërhyrje të shpejtë që do t`i formojë Nato-ja do të përbëheshin nga 3000 deri në 5000 ushtarë.
“Një trupë sulmuese e Nato-s me pak mijëra ushtarë nuk ndryshon asgjë nga aspekti i sigurisë politike. Kjo i ngjan më tepër një balsami për shopirtrat e njerëzve të tmeruar por nga aspekti ushtarak kjo nuk paraqet një përgjigje të vendosur të Nato-s. Ajo e tregon edhe pafuqinë e Nato-s e cila për vite të tëra ka shkuar duke u çarmatosur dhe tash, ashtu sikurse edhe Zvicra, nuk është e gatshme.
Një trupë sulmuese e kësaj madhësie nuk ka mundësi të vendosë fatin e një lufte, madje as të një lufte të vogël, ka thënë më tutje Maurer. për radion srf.ch .
Në rast të kërkimit nga ana e Nato-s, të lejes për të fluturuar mbi Zvicër, nga Ministria e Mbvrojtjes do të vinte një përgjigje e qartë, qoftë edhe nëse do të bëhej fjalë vetëm për fluturime transporti. Në bazë të praktikës së deritashme do të ketë një jo të qartë. Zvicra është neutrale dhe nuk ofron mbështetje në asnjë konflikt. Mendoj se është e rëndësishme që Zvicra në këtë rast ta ushtrojë neutralitetin e saj në mënyrë strikte.
Nga perceptimi se Zvicra po shikohet si një mbrojtëse e madhe e Rusisë ose madje edhe si përfituese ekonomike nga kriza e Ukrainës, Maurer nuk ka frikë. Ai thotë se me qëndrimin e tij e përfaqëson edhe qëndrimin e gjithë qeverisë. Sipas tij, ka qenë veprim i duhur kur presidenti i federatës, Didier Burkhalter në cilësinë e kryetarit të OSBE-së i ka tërhequr vërejtjen Nato-s që të mos e izolojë Rusinë.
Shpallja nga ana e Nato-s e vendimit për ngritjen e trupave për ndërhyrje të shpejtë nga Rusia mund të kuptohet edhe si provokim ka thënë më tutje ministri zviceran i mbrojtjes dhe kjo paraqet rrezik.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet Autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit... -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër












