Shkurt.ch
Maurer: Nga Zvicra po rekrutohen terroristë
Maurer po ashtu ka kritikuar SHBA-në dhe presidentin Obama për "shndërrimin e Bin Ladenit në martir"
Ministri zviceran i mbrojtjes, Ueli Maurer ka tërhequr vërejtjen se rekrutimi i luftëtarëve islamikë në Zvicër po vjen duke u shtuar. Ai ka thënë se madje, vitin e kaluar, për herë të parë në Zvicër është krijuar edhe një rrjet i tyre.
Mauer, në një intervistë që i ka dhënë gazetës “Sonntagszeitung” ka shtuar se “mbetet sekret numri i xhihadistëve nga Zvicra që rekrutohen në kampe stërvitjeje por ne dimë nga njerëzit tanë se ata po stërviten për terroristë”. Më tutje ai ka thënë, se, për ndryshim nga vendet tjera, Zvicra ka mundësi të vogla vëzhgimi dhe një rregullim relativisht të komplikuar ligjore.
Dëshirë e tij do të ishte që në kuadër të ligjit të viheshin edhe paragrafe për terrorin.
Ai ka shtuar se as Zvicra nuk është e sigurt nga sulmet e mundshme terroriste.
Maurer po ashtu ka kritikuar SHBA-në dhe presidentin Obama për fushatën në lidhje me vrasjen e Bin Ladenit. “Përmes vrasjes së tij, që mund të ndihmojë Obamën në fushatën për tu rizgjedhur president, ai ka shndërruar Bin Ladenin në një martir për qarqet ekstremiste islame”. Këto të fundit do të aktivizohen më shumë për hakmarrje, ka shprehur frikën Maurer.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?










