E-Diaspora
Mbahet finalja e kuizit “Ta njohim atdheun”
Ky eveniment me rëndësi për ruajtjen e identitetit të fëmijëve tanë në diasporë, i organizuar nga Ministria e Diasporës, mbahet më 27 korrik 2013
Finalja e kuizit të diturisë për nxënësit e diasporës është një organizim i menduar si kurorëzim i kuizeve të mbajtura në nivele të vendeve ku jeton mërgata shqiptare. I paralajmëruar tre muaj më parë, ky eveniment me rëndësi për ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit të fëmijëve tanë në diasporë, mbahet më 27 korrik, bëhet e ditur në një komunikatë të Ministrisë së Diasporës Prishtinë.
Finalja e kuizit mbahet në sallën e American School of Kosova (Pallati i Rinisë) Prishtinë, duke filluar në orën 17.00. Përveç nxënësve garues, mund të marrin pjesë edhe prindërit, të afërmit dhe bashkëmoshataret e nxënësve, si publik gjatë xhirimeve. Salla ku bëhet xhirimi i kuizit eshte po ajo ku bhet edhe xhirimi emisionit “Odeon” dhe ka afro 500 ulëse.
“Në bashkëpunim me subjekte të tjera në diasporë (mësuesit e SHSHMP-së, këshillat e prindërve etj.), si edhe në Kosovë, në kuadër të takimeve tashmë tradicionale “DITËT E MËRGATËS NË KOSOVË 2013”, e MeD organizon finalen e kuizit /konkursit/ të diturisë “Ta njohim atdheun” 2013 dhe e ndihmon mbajtjen e kuizeve në vendet e ndryshme, në bazë të kërkesave të tyre”, thuhe në komunikatë.
Qëllimet themelore të këtij kuizi janë: edukimi për identitetin/në të gjitha shtresat e tij /dhe kultivimin e tij , krenarinë e origjinës; Edukimi për dijen dhe përfitimi i saj nëpërmjet garave “si lojë” didaktike ; Lidhje dhe ndërveprime të tjera faktorësh e subjektesh qeveritare e civile në funksion të mbështetjes së fëmijëve të mërgatës; Sensibilizimi i shoqërisë për shtimin e përgjegjësisë së përkujdesjes ndaj mërgatës, ndaj brezit të ri dhe vetëdijes e identitetit të tij kulturor e kombëtar etj.
Në përmbajtjen e kuizit shfrytëzohen Kurrikula e SHSHMP-së në diasporë dhe përfshihen gjuha dhe letërsia shqipe, historia dhe gjeografia e atdheut pastaj Artet (skenike, pamore, etj.) dhe trashëgimia kulturore materiale e shpirtërore e atdheut, thuhet më tej nëe komnikatë
Pyetjet, 8 sish, gjegjësisht nga 2 për fushë i harton grupi profesionist. Përgjigjet dhe vlerësimin e bën juria profesioniste prej 3 anëtarësh. Skenarët e pyetjeve, edhe në trajtë të shkruar, ekipet i tërheqin me short. Drejtimin e koordinimin e veprimeve e bën moderatori profesionist.
Televizioni publik (RTK, ose ndonjë tjetër) duhet ta xhirojë emisionin dhe, më pas, ta transmetojë në termin të pranueshëm. Efektet do të ishin mjaft inkurajuese e motivuese, veçanërisht për shtimin e shkallës së përfshirjes së fëmijëve në SHSHMP në diasporë .
Pjesëmarrëse do të jenë ekipet fituese të garave të mbajtura në vende të ndryshme, ku zhvillohet mësimi i gjuhës shqipe dhe i kulturës shqiptare gjatë vitit shkollor 2012/13.
Ministria e Diasporës subvencionon organizimin e kuizeve në vendet ku organizohen ato dhe i heq të gjitha shpenzimet për finalen që mbahet në Prishtinë, thuhet në fund të komunikatës së Ministrisë së Diaporës.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029










