Kosova
Mbahet Forumi Ekonomik Kosovë-Kroaci
Gjatë vizitës zyrtare në Zagreb, pas takimit bilateral me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković dhe pas nënshkrimit të marrëveshjeve mes dy shteteve që rrisin e avancojnë nivelin e bashkëpunimit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, mori pjesë në Forumin Ekonomik Kosovë-Kroaci.
Në fjalën e tij, kryeministri Kurti shprehu se kjo ngjarje simbolizon përkushtimin për forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Më tej, ai trajtoi zhvillimin që ka njohur vendi në katër vitet e fundit dhe avancimin në shumë fusha. Theksoi dyfishimin e eksporteve dhe të investimeve të huaja, rritjen e qarkullimit të bizneseve në vitin 2023 për gati 60% në krahasim me vitin 2019 (që është viti i parë parapandemik) dhe përparësitë që Kosova ka për investitorë të huaj. Ndër të tjera përmendi dhe miratimin së fundmi të Ligjit të ri për Investimet e Huaja, procesin e krijimit të Agjencisë për Investime dhe Eksporte, forcimin e kornizës sonë ligjore për siguri maksimale bizneset në Kosovë duke përfshirë krijimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, zhvillimin e strategjive që përfshijnë shkëmbimin e përvojave dhe inovacioneve me vende të tjera evropiane siç është edhe Kroacia, si dhe zhvillimi i sektorëve të energjisë, infrastrukturës dhe digjitalizimit.
“Kosova është një treg i rëndësishëm që po zhvillohet vazhdimisht dhe ne besojmë se së bashku me Kroacinë do të kontribuojmë në krijimin e vlerave dhe mundësive të reja për ekonominë tonë rajonale dhe globale. Si Qeveri, ne jemi të përkushtuar për të krijuar një mjedis biznesi që është i sigurt, i qëndrueshëm dhe jashtëzakonisht konkurrues. Dyert tona janë gjithmonë të hapura për investime të reja ndërkaq qëllimi ynë është i qartë – ta bëjmë Kosovën një nga tregjet më tërheqëse në Evropën Juglindore. Kosova është treg për kompanitë, por në të njëjtën kohë qeveria jonë do të jetë partneri juaj”, përfundoi fjalën e tij kryeministri Kurti.
Ndërkaq në adresimin e saj, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se Kosova po përjeton rritje ekonomike vit pas viti, duke theksuar mundësitë për zgjerim të sektorit industrial, përmirësimin e ambientit të të bërit biznes me kushte të favorshme dhe lehtësim të procedurave, me investime të qëndrueshme, drejtim në inovacion dhe prodhim, hartimin dhe miratimin e strategjisë së parë për Zhvillim Industrial dhe Mbështetjen e Biznesit 2030, nxitjen e punësimit dhe rritjen e kualifikimit të fuqisë punëtore.
“Shpreh gatishmërinë që të inicojmë marrëveshje të reja për bashkëpunim ekonomik, për të forcuar më shumë lidhjet tona si për biznese por edhe fusha të tjera ekonomike, për të krijuar komitetin e përbashkët ekonomik në mes dy vendeve dhe për të inicuar krijimin e komisioneve për të nënshkruar traktatin e përbashkët për investime”, tha ministrja Hajdari.
Ky ishte forumi i dytë ekonomik Kosovë-Kroaci. I pari ishte mbajtur në Kosovë, në janar të vitit të kaluar.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026












