Kuriozitete
Mbahet gara vjetore e ngjitjes në kullën Eiffel
Kulla Eiffel u transformua në pistë të veçantë për atletët, të cilët vrapuan deri në majën e monumentit më të vizituar në botë. Ata garuan në garën vjetore vertikale të Parisit.
Tani në edicionin e tij të katërt, gara e quajtur “La Verticale de la Tour Eiffel” ishte nikoqir i 129 vrapuesve nga pesë kontinente, përfshirë 40 atletë profesionistë, përcjell albinfo.ch.
Një nga një, vrapuesit nxituan drejt 1.665 shkallëve të kullës për të parë se kush mund të arrinte kulmin e strukturës 324 metra të gjatë, në kohën më të shpejtë të mundshme. Këtë vit, kampioni Piotr Lobodzinski nga Polonia përsëri fitoi në konkurrencën e meshkujve, duke arritur majën e Eiffelit për 7 minuta e 56 sekonda.
E, në konkurrencën e femrave, Suzy Walsham nga Australia e mbrojti titullin, të cilin e ka fituar në 4 vjetët e fundit. Ajo arriti në majë për 10 minuta 02 sekonda. Për organizatorët, ngjarja e këtij synon ta festojë epitetin e Parisit si nikoqir i Olimpiadës së vitit 2024.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë Turistët e huaj do të duhet të paguajnë taksë tranziti për të kaluar me makinë nëpër... -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale












