Lajme
Koncert për nder të 50-vjetorit të UP-së
Studentët e Departamentit të Muzikës dhe Fakultetit të Arteve sonte kanë mbajtur një koncert festiv për nder të 50-vjetorit të themelimit të Universitetit “Hasan Prishtina” dhe “Javës së Universitetit”.
Përformimi në këtë koncert është bërë nga studentët e këtyre dy fakulteteve, me fillimin e javës së 50-vjetorit të Universitetit të Prishtinës.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marian Dema, tha se për të është një ditë shumë e veçantë dhe se festa do të vazhdojë gjatë gjithë javës, deri në përmbyllje me manifestim qendror.
“Është një ditë shumë e veçantë, gjerësisht ky manifestim ka filluar me ‘Javën e Universitetit’. Nga studentët është organizuar një koncert me vepra artistike të përgatitura nga departamenti i muzikës dhe Fakulteti i Arteve, ku vërtet besoj se do të kënaqemi. Kjo festë do të vazhdojë për një javë me plot aktivitete të tjera, që në fund, më 15 shkurt 2020, do të jetë manifestimi qendror”, tha Dema.
Gjatë kësaj jave do të mbahen aktivitete të shumta, siç janë promovimi i pullave postare me simbolin e 50-vjetorit, organizimi i konferencave të rektoreve dhe aktivitete të tjera.
Dema tha se Universiteti i Prishtinës ka qenë vatra e shtetndërtimit dhe meritat për këto aktivitete i kanë studentët.
Ndër të tjerat ai tha se studentët kanë marrë gjithmonë iniciativa, iniciativa për çlirimin, iniciativat për rezistencë, iniciativa për pajtim gjaqesh dhe shumë iniciativa të tjera.
Melisa Ibrahimi, studente në Universitetin e Prishtinës nga Departamenti i Arteve, tha se për realizimin e këtij koncerti kanë bërë përgatitje më parë, së pari me përzgjedhjen e studentëve përmes një audicioni, por se për të është ndjenjë e mirë, por edhe përgjegjësi mjaft e madhe.
“Ky është një koncert që e kemi mbajtur për nder të 50-vjetorit të Universitetit të Prishtinës, kemi pasur një audicion rreth këtij koncerti, që kemi marrë pjesë studentët nga fakultet, pastaj jemi zgjedhur 12 studentë të performojmë në këtë koncert. Është një ndjenjë shumë e mirë të performosh në këtë koncert në nder të 50-vjetorit, po gjithashtu është edhe një përgjegjësi mjaft e madhe”, tha Ibrahimi.
UP u themelua me Ligjin mbi themelimin e Universitetit, të cilin e miratoi Kuvendi i ish-Krahinës së Kosovës më 18 nëntor 1969.
Kuvendi themelues i Universitetit “Hasan Prishtina” u mbajt më 13 shkurt 1970.
Ndërsa, më 15 shkurt 1970 u mbajt mbledhja solemne e Kuvendit dhe kjo datë u shpall Dita e Universitetit të Prishtinës, shkruan Kosovapres, përcjell Albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran
Jeta në Zvicër
-
Skandal në spitalet e Neuchâtelit: ngacmime psikologjike dhe seksuale në sallat e operacionit Një raport i klasifikuar, i siguruar nga RTS, zbulon se ngacmimi psikologjik dhe ai seksual janë... -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran -
Parlamenti zviceran rihap derën për energjinë bërthamore -
Zvicër: Votohet garantimi i orareve të aeroporteve përballë interesave të tjera










