Manifestime
Mbahet konferenca e parë e Platformës për Migracion dhe Zhvillim
Konferenca në të cilën merr pjesë edhe platforma albinfo.ch, prezanton gjendjen aktuale të debatit dhe mundëson diskutimin lidhur me prioritetet e ardhshme të faktorëve zviceranë në fushë të migracionit dhe zhvillimit
Konferenca e parë nacionale e Platformës për Migracion dhe Zhvillim të Shoqërisë Civile të Zvicrës (mdplatform.ch) që do të mbahet më 10 nëntor në Bernë pritet të hedhë dritë mbi lidhjet që ekzistojnë në mes të migrimit dhe zhvillimit. Ajo prezanton gjendjen aktuale të debatit dhe mundëson diskutimin lidhur me prioritetet e ardhshme të faktorëve zviceranë të kësaj fushe. Konferenca po ashtu bën të mundur këmbimin e përvojave të shoqërisë civile nga fusha e migracionit dhe zhvillimit. Ajo synon forcimin e rolit të migrantëve si faktorë zhvillimi. Në këtë konferencë do të marrë pjesë edhe albinfo.ch, përmes drejtorit të saj Dr. Bashkim Iseni, i cili do të jetë pjesë e panelit.
Referuesit nga vendi dhe bota do të prezantojnë elementet e një politike të ardhshme ndërkombëtare të migracionit si dhe vëzhgimet dhe pritjet në lidhje me koherencën e politikës nacionale në fushë të migracionit.
Siç dihet, tema e migracionit po bëhet gjithnjë më e rëndësishme në rrafshin ndërkombëtar. “Agjenda 2030” për zhvillim të qëndrueshëm (SDG 2030) njeh në mënyrë eksplicite në rrafshin ndërkombëtar migracionin dhe migrantët si faktorë të zhvillimit të qëndrueshëm. Deklarata e Nju Jorkut e vitit 2016 merret me sfidat e sotme të migracionit. Ajo i emërton detyrimet e qeverive, sfidat e sotme dhe kërkon një qeverisje më të mirë në fushë të migracionit në rrafshin global. Deklarata bën thirrje për një marrëveshje kornizë të shteteve anëtare, e cila do të lidhte migracionin me agjendën për zhvillim të qëndrueshëm.
Platforma për Migracion dhe Zhvillim, e Shoqërisë Civile të Zvicrës (mdplatform.ch) ofron hapësirë për shkëmbimin e informacioneve dhe përvojave në mes të aktorëve nga shoqëria civile, të cilët merren me migracionin dhe zhvillimin (M/D). Mdplatform.ch është e hapur për të gjithë aktorët nga shoqëria civile dhe OJQ-të të cilët interesohen për raportet në mes të migracionit e zhvillimit dhe të cilët duan të marrin pjesë në një dialog të vazhdueshëm në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Mdplatform.ch është themeluar në pranverën e vitit 2016 dhe koordinohet në kuadrin e një mandati në mes të Caritas Schweiz dhe Helvetas Swiss Intercooperation, të financuar nga DEZA.
Në konferencë marrin pjesë si referues: Alec von Graffenried, kryebashkiak i qytetit të Bernës, Thomas Cottier, Emeritus Profesor i drejtësisë, Universiteti i Bernës, Markus Reisle, Chief Global Program Migration and Development, SDC.
Peter Aeberhard, mdplatform.ch, Ramla Alani, ISS CETRAN, Pietro Mona, Swiss Ambassador on Development, Forced Displacement and Migration, Marta Foresti, Overseas Development Institute ODI, Managing Director, Marianne Hochuli, Caritas Policy Unit, Khadija Jaamac, Swiss Somalia Association.
Ndërsa panelistë do të jenë: Bashkim Iseni, drejtor i platformës Albinfo.ch www.albinfo.ch dhe lektor në Universitetin e Friburgut, Pascal Fendrich, Helvetas/mdplatform.ch dhe Dozie Celeste Ugochukwu, kryetar i Këshillit të Diasporës Afrikane të Zvicrës.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit10 Nëntor 2017
- Ora08:30
- LokacioniBernë
- Data e përfundimit28 Shtator 2017 - 13:00
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave Popullsia zvicerane duhet të përfitojë nga një furnizim i sigurt me ilaçe. Këshilli Federal të premten... -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten












