Kosova
Mbahet Konventa Vjetore nga Asociacioni i Spitaleve Private të Kosovës
Në Konferencën Vjetore kanë marr pjesë përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, të spitaleve private, ndër to edhe “Kubati” në Kosovë, Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, deputetët Fatmire Kollçaku dhe Haxhi Avdyli
Asociacioni i Spitaleve Private të Kosovës ka mbajtur Konferencën Vjetore
Në Konferencën Vjetore kanë marr pjesë përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, të spitaleve private, ndër to edhe “Kubati” në Kosovë, Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, deputetët Fatmire Kollçaku dhe Haxhi Avdyli, shkruan albinfo.ch.
Konferencën e ka hapur Floren Kavaja, kryesues i Kuvendit të ASPK-së. Ai ka thënë se vetëm të bashkuar do të mund të kontribuojnë për zhvillimin e shëndetësisë në Kosovë.

Ndërkohë, Paul Garasos, president i Unionit Evropian të Spitaleve Private ka shprehur kënaqësinë e tij për anëtarësimin e ASPK-së në këtë organizatë duke thënë se janë të përkushtuar për të bashkëpunuar në të mirë të pacientëve.
Garasos ka theksuar nevojën e bashkëpunimit me institucionet për të rritur qasjen e pacientëve në shërbimet shëndetësore.

Kryetari i Bordit të ASPK-së Armend Agani, para të pranishmëve është shprehur se në Kosovë ekzistojnë ligje të cilat në disa raste mund të jenë pengesa për zhvillimin e shëndetësisë ngase ato janë të fragmentuara dhe e vështirësojnë zbatimin e tyre.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia deklaroi se, Qeveria është e përkushtuar në sektorin e shëndetësisë publik dhe privat.
Ai i ka falënderuar përfaqësuesit e spitaleve private për ofrimin e kapaciteteve të tyre në shërbim të pacientëve gjatë pandemisë Covid-19.
“Ne kemi diskutuar se shëndetësia publike duhet të jetë bërthama e kujdesit shëndetësor dhe është një nga prioritetet kryesore. Institucionet publike duhet të zhvillohen dhe të jenë cilësore. Po bëhen investime dhe do të bëhen edhe më shumë sepse kjo është e duhura. Ndërsa sektori privat është pjesë e pandashme e sektorit të shëndetësisë”, ka deklaruar Vitia.

Deputetja Fatmire Kollçaku-Mulhaxha ka thënë se raportet në mes të sektorit publik dhe privat kanë qenë të cënuara. “Të dy sektorët janë të barabarta para ligjit dhe tani me Ligjin për Sigurime Shëndetësore do të kontraktohen shërbimet. Dy sektorët janë të barabarta dhe duhet të zhvillohen në mënyrë komplementare”.

Oscar Gaspar, president i Asociacionit të Spitaleve Private në Portugali, ka thënë se në vendin e tij ekziston një autoritet rregullativ i pavarur i cili e përcakton legjislacionin dhe kriteret për sektorin publik dhe privat.

Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Amir Keka, ka thënë se kërkesat për shërbime shëndetësore janë në rritje prandaj jemi të përkushtuar për të ndërtuar një sistem që i plotëson nevojat e të gjithëve.

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës ka thënë se kjo organizatë është e gatshme për partneritet me Qeverinë dhe Kuvendin në rishikimin e ligjeve.

Ndërkohë, Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, ka theksuar se konferencat e tilla ndihmojnë në formësimin e të ardhmes së sistemit shëndetësor.

E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris Peticioni synon rikthimin e lidhjes hekurudhore shtesë Lozanë–Paris... -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025


















