E-Diaspora
Takimi i dytë Shqipëri-Kosovë rreth teksteve mësimore për diasporën
Komisioni i Përbashkët i Shqipërisë dhe Kosovës për Miratimin e Teksteve Mësimore për Diasporën zhvilloi mbledhjen e dytë në Prishtinë me qëllim planifikimin e punës për shpalljen e konkursit për hartimin dhe miratimin e teksteve mësimore për Diasporën.
“Në përfundim të këtij takimi komisioni vendosi që brenda vitit 2019 të shpallë konkursin për nivelin e parë për tekstet mësimore të përbashkëta për Diasporën. Deri në atë datë Komisioni do të përgatisë dokumentacionin për shpalljen e konkursit, duke filluar nga plotësimi i standardeve për tekstet për Diasporën”, thuhet në njoftim.
Komisioni hartoi dhe miratoi gjithashtu kalendarin e punës deri në miratimin përfundimtar të teksteve mësimore për Diasporën.
“Komisioni i Përbashkët i Shqipërisë dhe Kosovës, i koordinuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën, ka në përbërje të tij përfaqësues nga ministritë përgjegjëse për arsimin në Shqipëri dhe Kosovë si dhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare për Diasporën”, thuhet tutje në njoftim.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
SBB do të heqë koshat e plehrave nga vendet e uljes deri në fund të vitit 2028 Hekurudha Federale Zvicerane (SBB) po zvogëlon gradualisht numrin e koshave të plehrave pranë vendeve të uljes... -
Zvicra intensifikon luftën kundër dhunës në familje -
Kriza në Policinë e Lozanës: Sindikata kërkon që Komuna të marrë përgjegjësitë -
A do të paguani më pak taksë federale me reformën tatimore? -
Air Canada gjobitet për shkelje të rregullave zvicerane












