Shqipëria
Mbërrin në Shqipëri anija italiane me tetë emigrantë
Me qese të duar dhe nën forca të rrepta sigurie, momenti kur 8 emigrantët zbresin nga anija “Libra”
Një anije e marinës italiane ka mbërritur të premten në mëngjes në portin e Shëngjinit, duke i sjellë në Shqipëri tetë emigrantë të kapur në ujërat ndërkombëtare, të cilët do të mbahen në qendrat e pritjes gjatë shqyrtimit të kërkesave të tyre për azil.
Kjo është hera e dytë që Italia dërgon emigrantë në Shqipëri, prej se dy qendrat e pritjes filluan punën në tetor, sipas një marrëveshjeje mes dy vendeve.
Italia i dërgoi në Shqipëri fillimisht një grup prej 16 emigrantësh nga Bangladeshi dhe Egjipti muajin e kaluar. Katër prej tyre u kthyen në Itali në ditën e njëjtë, sepse ishin të mitur ose kishin probleme shëndetësore.
Dymbëdhjetë të tjerët u kthyen mbrapsht tri ditë më vonë, pas një gjykatë në Romë urdhëroi që ata të mos mbahen në Shqipëri për shkak vendet e tyre të origjinës – Bangladeshi dhe Egjipti – nuk ishin vende të sigurta.
E zemëruar me këtë vendim, Meloni vendosi ta përditësojë statusin ligjor në listën e vendeve të sigurta, duke e bërë atë akt ligjor në vend se dekret ministrial, duke besuar se kjo do ta bëjë më të vështirë për gjykatat ta sfidojnë vlefshmërinë e tij.
Anija e marinës italiane ‘Libra’ u ankorua në Portin e Shëngjinit rreth orës 8:00 të premten dhe emigrantët u vendosën në qendrën pritëse, ku do t’i nënshtrohen verifikimit dhe kontrollit mjekësor, para se të dërgohen në kampin e Gjadrit.
Kjo anije, e cila mund t’i bartë deri në 200 njerëz përveç ekuipazhit, e nisi lundrimin nga ishulli Lampedusa të mërkurën me vetëm tetë emigrantë në bord, sipas mediave italiane.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Italisë, Francesco Kamel, e kishte konfirmuar nisjen e anijes drejt Shqipërisë, por nuk kishte dhënë më shumë hollësi. Ai nuk kishte treguar se kur do të mbërrinte anija e as sa njerëz po bartte.
Mediat italiane raportuan se, nga 1.200 emigrantë që mbërritën në ishullin Lampedusa gjatë dy ditëve të fundit, vetëm tetë të rritur që udhëtuan pa familjet e tyre i plotësuan kriteret e Shqipërisë, përfshirë faktin që vijnë nga vendet që cilësohen si të sigurta për riatdhesim.
Shqipëria dhe Italia arritën marrëveshje nëntorin e kaluar për strehimin e migrantëve.
Marrëveshja, që është kritikuar nga organizatatat për të drejtat e njeriut, parasheh që Shqipëria do të pranojë deri në 36.000 migrantë në vit, dhe aplikacionet e azilit të këtyre migrantëve do të procesohen në dy qendra në Shqipëri.
Marrëveshja pesëvjeçare është thënë se do t’i kushtojë Italisë 160 milionë euro në vit.
Sipas marrëveshjes, procedurat për migrantët do të kryhen në dy qendra.
Qendra e parë në Shëngjin do të përdoret për procedura të identifikimit të migrantëve, ndërsa qendra e dytë, në Gjadër, rreth 20 kilometra larg portit, do të shpërbëjë për strehim të migrantëve derisa të procesohen kërkesat për azil.
Qendrat do të funksionojnë sipas ligjit italian, me staf italian të sigurisë, ndërsa gjyqtarët do t’i mbajnë seancat përmes video-lidhjes nga Roma.
Italia ka thënë se do të pranojë t’i strehojë migrantët që fitojnë azil. Ndërkaq, ata që nuk fitojnë azil do të dëbohen direkt nga Shqipëria./REL
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












