Lajme
Mbështetje për mësimin plotësues në diasporë
Ministri Buja gjatë qëndrimit në Suedi dhe Danimarkë premtoi përkrahje të fuqishme për institucionalizimin e mësimit plotësues në diasporë
Ministri kosovar i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka premtuar avancimin e mësimit plotësues për nxënësit shqiptarë të diasporës, ndërsa u ka ofruar mbështetje edhe mësimdhënësve të mësimit plotësues. Ai këto premtime i bëri gjatë një vizite dyditore që zhvilloi në Suedi dhe Danimarkë, ku u takua me mësuesit dhe studentët shqiptarë në këto shtete.
Ministri Buja tha se përkrah fuqishëm idenë për institucionalizimin e mësimit plotësues në diasporë, ndërkaq përmendi shumë të arritura në drejtim të përmirësimit të gjendjes së mësimit shqip në diasporë, duke ofruar një pasqyrë statistikore për mësimin plotësues në diasporë sipas të dhënave që ka MAShT.
“Janë bërë përpjekje që shkolla shqipe e mësimit plotësues në diasporë të institucionalizohet”, tha ministri Buja, sipas të cilit, Ministria e Arsimit ka nxjerrë Udhëzimin Administrativ për shkollat e mësimit plotësues në gjuhën amtare në diasporë.
Ai sugjeroi që mësimi plotësues që organizohet në diasporë të jetë në përputhje të plotë me legjislacionin përkatës të shtetit ku mbahet mësimi.
Ministri Buja dhe ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli gjatë kësaj vizite janë takuar me kryetaren e komunës së Halmstadit në Suedi, nga e cila janë njoftuar me karakteristika që ka ky qytet dhe integrimin e komunitetit shqiptar. Po ashtu, Buja e Makolli janë pritur edhe nga Shoqata e shqiptarëve në Suedi “Iliria”, ndërkaq kanë marrë pjesë në manifestimin e 100 -vjetorit të shteti shqiptar që u mbajt në Halmstad.
“Peshën e madhe e ka mbajtur diaspora në të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova, ndërsa tash ne duam t’ua shpërblejmë duke u përkujdesur për pasardhësit tanë, që ta ruajnë gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare”, ka thënë Buja, i cili më pas ndau mirënjohje për mësuesit shqiptarë në diasporë.Dy ministrat kosovar të dielën kanë qëndruar në Danimarkë , ku janë takuar me Unionin e Studentëve shqiptarë në Danimarkë, me ç’rast janë njoftuar për aktivitetet e studentëve shqiptarë atje. Në takim mori pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në Danimarkë, Arben Cici.
E-Diaspora
-
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm Kosova me paraqitje të veçantë në eventin ndërkombëtar të modës në Stokholm... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













