Bota
Mbetet e fortë ekonomia më e madhe në Evropë
Pa përshtatje sezonale, numri i të papunëve ka rënë për 50 mijë në 2.614 milionë dhe shkalla e papunësisë ra në 5.9 për qind në muajin qershor nga 6.0 për qind sa ishte në muajin maj
Shkalla e papunësisë në Gjermani në qershor ka mbetur në nivelin më të ulët që prej ribashkimit të Gjermanisë ngase ekonomia më e madhe në Evropë mbetet e fortë.
Shkalla e papunësisë në Gjermani në qershor ishte 6.1 për qind, njëjtë si në maj, thotë Ministria gjermane e Punës, raporton AFP, përcjell albinfo.ch.
Numri i të papunëve në qershor ra me 6,000 në 2,69 milionë, gjë që tregon se papunësia është ende në nivelin më të ulët që prej bashkimit të Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore në vitin 1990.
Pa përshtatje sezonale, numri i të papunëve ka rënë për 50 mijë në 2.614 milionë dhe shkalla e papunësisë ra në 5.9 për qind në muajin qershor nga 6.0 për qind sa ishte në muajin maj.
“Pavarësisht mjedisit të vështirë, ekonomia gjermane mbetet e fortë”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.
Bruto produkti vendor në Gjermani në tremujorin e parë u rrit me 0.7 për qind, kujton AFP.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve Më shumë se 25 milionë njerëz fluturuan nga Zvicra në vitin 2025. Por për të shkuar... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në











