Uncategorized
Mbetet pa fjalë gazetari zviceran: Gjilani e festoi fitoren sikurse Cyrihu
Gjithçka të përkujton sikurse në Langstrasse të Cyrihut, ku pas përfundimit të ndeshjes filloi festa, fishekzjarret nuk kishin të ndalur
Në Kosovë, i njohur edhe si “kantoni i 27-të i Zvicrës” – tifozët shqiptarë të futbollit e kanë festuar fitoren e Kombëtares zvicerane kundër serbëve. Gazetari zviceran i “Aargauer Zeitumg” dhe bashkëkombësja jonë Melani Alilaj, kanë raportuar nga festa e qytetarëve të Gjilanit, nga vendlindja e shënuesit të golit të fitores, Xherdan Shaqiri.
Me fishkëllimën përfundimtare të referit në ndeshjen Zvicër-Serbi, tifozët jo vetëm që brohoritën në Cyrih, Bernë apo Gjenevë. Tifozët e futbollit ishin të çuditshëm edhe në Gjilanin e Kosovës. Pak para përfundimit të ndeshjes, Xherdan Shaqiri shënoi golin e fitores. Duhet ta dini se: Gjilani është vendlindja e ndërkombëtarit zviceran me prejardhje shqiptare. Në vitin 2014, qyteti e shpalli birin e tij të famshëm, qytetar nderi.
“Jemi duke festuar për zviceranët”, thotë një grua e stërlumtur në rrugët e Gjilanit. Veturat i bien borisë, njerëzit këndojnë. Qyteti i Gjilanit i ka tejkaluar të gjithë kufinjtë. Rruga kryesore është e bllokuar. Një tifoz mban trikonë e Shaqirit. Shaqa ishte lojtari i ndeshjes.
Gjithçka të përkujton sikurse në Langstrasse të Cyrihut, ku pas përfundimit të ndeshjes filloi festa, fishekzjarret nuk kishin të ndalur, transmeton Albinfo.ch.
Në Gjilan, Festa Shabani i dërgoi Zvicrës një mesazh urimi në gjuhën shqipe: “Urime nga Gjilani. Ju urojmë nga Kosova. Urime për Zvicrën”.
Ironikisht, mu këta dy lojtarë të cilët vazhdimisht ishin fishkëllyer nga tifozët serbë, deficitin nga pjesa e parë e kthyen në një fitore zvicerane: Përveç Shaqirit, edhe Granit Xhaka. Ishte një ndeshje e nxehtë që pritej në Kupën e Botës në Rusi.
Ndeshjet e futbollit midis Zvicrës dhe Serbisë, që para disa vitesh janë ndezur emocionalisht. Kjo ka ndodhur për shkak të lojtarëve kombëtarë zviceranë me origjinë shqiptare të Kosovës: Xhaka, Shaqiri, apo Behrami. Arsyeja: Serbia refuzon ta njohë ish-krahinën e saj si një shtet të pavarur.
Sikurse Xhaka, po ashtu edhe Shaqiri kanë festuar me duart e tyre të kryqëzura mbi njëra-tjetrën, duke aluduar në shqiponjën dykrenare. Është shpendi heraldik i shqiptarëve. Reagimi i Shaqirit ndaj fishkëllimave të serbëve? “Kjo nuk ka të bëjë me politikën, por me futbollin,” ka thënë pas pak kohe Shaqiri para kamerave.
Bile edhe Xhaka është distancuar nga politika: “Gjesti ishte për njerëzit që gjithmonë më mbështetën, nuk u drejtua kundër kundërshtarit”.
Në rrjetet sociale, festimet e golave të Xhakës dhe Shaqirit tashmë po bëjnë xhiro. Kosovarët janë krenarë për heronjtë e tyre të futbollit. Shenjën e shqiponjës do të gjeni me të madhe.
Trajneri kombëtar zviceran Vladimir Petkoviq u përpoq të mbajë distancën e tij nga debati politik. “Ne e ndajmë sportin nga politika. Unë e mbaj këtë qëndrim njësoj sikurse ekipi dhe lojtarët. Ne jemi neutral në, dhe jashtë fushës së gjelbër”. Por pastaj ai e ngriti gishtin e tij paralajmërues drejtuar mediave dhe tha me ironi: “Unë jam mirënjohës që u derdh gaz në në zjarr”.
Trajneri serb Mladen Krstajiq nuk ka dashur të diskutojë rreth festës së golit të fitores të zviceranëve. “Unë nuk jam një njeri që merret me këtë. Unë jam një sportist dhe i tillë do të mbetem”.
Nga ana tjetër, Shaqiri ka marrë gjithashtu një paraqitje ikonografike: atë të italianit Balotelli.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 Falë skanerëve të rinj CT që po instalohen në aeroportin e Cyrihut, shishet e ujit dhe... -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër? -
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur












