Lajme
Mbi 100 mijë viktima me Covid-19 në Gjermani
Gjermania ka shënuar 100,000 vdekje nga Covid këtë javë prej shpërthimit të pandemisë.
Që nga shfaqja e sëmundjes në fillim të vitit të kaluar, 100,119 njerëz kanë vdekur nga virusi, sipas të dhënave më të fundit nga instituti i shëndetit publik ‘Robert Koch’, përcjell albinfo.ch.
Kishte 351 vdekje të tjera në 24 orët e kaluara, ndërsa infeksionet me Covid-19 u rritën me një rekord 75,961.
Prej fillimit të pandemisë, Gjermania ka regjistruar më shumë se 5.57 milionë raste.
Spitalet kanë paralajmëruar se është duke u zvogëluar numri i shtretërve në dhomat për kujdes intenstiv dhe në disa lande, autoritetet kanë nisur të transferojnë pacientët nëpër rajone të tjera.
Në fillim të këtij muaji, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se Evropa është përsëri në epiqendrën e pandemisë, pasi lehtësimi i kufizimeve dhe vendosja e pabarabartë e vaksinimit e kanë sjellë kontinentin në një “pikë kritike”.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë











