Lajme
Mbi 100 shtetas kosovarë nesër kthehen nga Zvicra dhe SHBA-ja
Është bërë e ditur se mbi 2 mijë shtetas kosovarë që kanë mbetur të ngujuar jashtë vendit po presin që të kthehen në Kosovë. Një pjesë e tyre pritet që të kthehen nesër, përcjell albinfo.ch.
Alban Zogaj, Shef i Kabinetit të Ministrit të Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nesër kthehen mbi 100 qytetarë nga Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Nesër do të kemi dy fluturime, një nga New York dhe tjetri nga Zvicra. Të dy fluturimet me mbi 100 qytetarë të Kosovës që kthehen në vend”, ka thënë Zogaj.
Po ashtu, ai ka treguar se deri tani kanë pranuar mbi 2 mijë kërkesa për kthim. Shumica e kërkesave janë prej vendeve evropiane.
“Deri më tani kemi pasur mbi 2000 kërkesa per t’u kthyer në vend. Kryesisht prej vendeve Evropiane, por edhe prej ShBA”, ka deklaruar Zogaj për Express.
Ndryshe, të gjithë të kthyerit do të vendosen në Qendrën e Studentëve, e cila me vendim të Qeverisë së Kosovës është lëshuar për karantinë. Përjashtim bëjnë personat e moshuar dhe ata që kanë probleme shëndetësore. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kujtesa që bashkon: simboli i gjenocidit në Kosovë në Horën e Arbëreshëvet Para Këshillit Bashkiak, kryetari z. Rosario Petta prezantoi simbolin e dhuruar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë... -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Britani
Lirim Koraqi zhvillon vizitë shkencore në Universitetin e Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Amerikë
Edona Thaçi, shqiptarja e parë komentatore në WNBA
Jeta në Zvicër
-
Zvicra
Zvicra kryeson listën e vendeve më të shtrenjta për darkë në Evropë Zvicra, vendi më i shtrenjtë në Evropë për të ngrënë jashtë... -
Rritje e ndjeshme e thirrjeve për ndihmë në lidhje me pedofilinë në Zvicër -
80% e punonjësve zviceranë nuk punojnë nga shtëpia -
Gripi, kulmi është arritur dhe tejkaluar -
Foodwatch padit persona të panjohur pas tërheqjes së formulave për foshnja, në fokus Nestlé













