Lajme
Mbi 11 milionë telefona u sulmuan nga një aplikacion “kriminal”
Mbi 11 milionë njerëz kanë qenë pa dijeninë e tyre pjesë e një skeme të mashtrimit të reklamave. Miliona njerëz u sulmuan në telefonat e tyre nga skema keqdashëse, e quajtur “Vastflux”. Firma kibernetike “Human Security” zbuloi sulmin e organizuar.
Interesant është fakti se hakerët nuk po përpiqeshin të rrëmbenin të dhënat e një telefoni ose aplikacion si të tërë, por vetëm një vend reklamimi, në të cilin ngulitën kodin keqdashës pasi fituan ankandin për atë hapësirë reklame.
Kodi nënkuptonte që një reklamë do të shumohej në 25 reklama video nën sipërfaqe, por do të shfaqte vetëm një në krye, ndërsa e bënte reklamën të dukej si çdo tjetër. Por, në fakt, mashtruesit po grumbullonin para nga një numër i madh reklamash, por vetëm një pjesë të vogël ua tregonin përdoruesve të teknologjisë.
Fatkeqësisht, ka pak mundësi që konsumatorët të dinë se cilat aplikacione janë përdorur si burim fitimi nga hakerët. Por, ekspertët paralajmëruan përdoruesit e telefonave inteligjentë që të kenë kujdes për kalime të pashpjegueshme në përdorimin e të dhënave ose ndezjen e ekranit të telefonit në kohë të rastësishme, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
Ata sugjeruan gjithashtu të mbani një sy në performancën e një aplikacioni dhe nëse ai ngadalësohet papritur ose mbyllet shpesh.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj U prezantua romani debutues “ë”, i cili është përfshirë në listën e ngushtë të “Deutscher Buchpreis... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova -
Mehas Alija: “I marrim seriozisht këto shqetësime, janë pjesë e debatit demokratik” -
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone -
Teatri “Mërgimtari” nga Kroacia sjell në Shqipëri shfaqjen “Kukulla”
Jeta në Zvicër
-
Rasti tronditës me 15 fëmijë të abuzuar në çerdhet në Winterthur, kishte sinjale paralajmëruese prej kohësh Një punonjës i çerdheve në qytetet Winterthur dhe Bern në Zvicër dyshohet se ka abuzuar seksualisht... -
Ngjarjet që morën më shumë vëmendje këtë javë -
Tregu i sigurimeve kibernetike po rritet me shpejtësi -
Kantonet armatosen kundër përhapjes së opioideve të rrezikshme -
Fluturime të tjera do të anulohen në Zvicër të hënën dhe të martën












