Integrimi
Mbi 15 mijë votues në diasporë
Rreth 15 mijë veta është numri i qytetarëve të Maqedonisë në diasporë të regjistruar për të drejtën e votës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 prillit
Kjo shifër jozyrtare është bërë e ditur për albinfo.ch nga zyrtarë të lartë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).
Sipas të dhënave të fundit, për njësinë 7 – Evropë janë regjistruar mbi 10 mijë votues për të shfrytëzuar të drejtën e votës, për njësinë 8 – Amerikë janë paraqitur 2300 votues dhe njësinë e 9 në Australi janë paraqitur 1050 votues.
Jozyrtarisht mësohet se numri më i madh i votuesve në Evropë janë shqiptarë dhe se në këtë njësi është mëse e sigurt fitorja e kandidatit shqiptar.
Por situata ndryshon në SHBA, ku nuk janë pritjet dhe rrezikohet fitorja e kandidatit shqiptar. Burime shqiptare nga KSHZ theksuan se numri i votuesve shqiptarë në SHBA, Kanada dhe Amerikën Latine është mbi 1000.
Nënkryetari i KSHZ-së, Subhi Jakupi deklaroi për Albinfo.ch se po vazhdon procesi i regjistrimit të kërkesave që janë dorëzuar nëpër përfaqësitë diplomatike dhe kërkesat e mbërritura përmes formës elektronike deri ditën e 30 prillit, kur skadoi afati i regjistrimit të votuesve në diasporë.
“Është në proces e sipër përfundimi i listës së diasporës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe se në fund të jepet edhe shifra finale, kur do të konfirmohet edhe numri i trupit votues për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Deri tani s`kemi shifra zyrtare edhe sa i përket aspektit të votuesve sipas përkatësisë etnike”, theksoi Jakupi.
Ndërkohë, për zgjedhjet presidenciale është mbyllur lista e votuesve, me ç`rast 1,7 milionë qytetarë janë me të drejtë vote.
Sipas zëvendëskryetarit të KSHZ-së, Suhbi Jakupi për zgjedhjet presidenciale në diasporë të drejtën e votës do ta kenë 8.332 qytetarë, që janë paraqitur të votojnë në përfaqësitë diplomatiko-konsullare (PDK).
Edhe atë në njësinë zgjedhore “7” që i pëfshin vendet evropiane dhe Afrikën janë paraqitur për votim 5.892 shtetas të Maqedonisë, në njësinë zgjedhore “8” – Amerika dhe Amerika Latine – 1.426 dhe në njësinë zgjedhore “9” Azia dhe Australia – 1.014.
Sipas tij, në 13 vendvotime jashtë vendit nuk do të mbahet votim sepse atje janë paraqitur më pak se 10 shettas për votim edhe në Kajro, Athinë, Doha, Talin, varshavë, Selanik, Budapest, Tel-Aviv, Moskë, Madrid, Kiev, Oslo, Nju-Delhi.
Ndërkohë, KSHZ akoma nuk ka bërë zyrtare listën e votuesve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
E-Diaspora
-
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e Novilles, duke shënuar një hap të rëndësishëm për përfaqësimin e... -
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Zvicër
-
Tregu i punës në Zvicër në rënie, pritshmëritë bien në nivelin më të ulët që nga viti 2021 Tregu zviceran i punës po shfaq shenja ftohjeje, ndërsa kompanitë po orientohen gjithnjë e më shumë... -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville -
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale











