Kosova
Mbi 200 kompani, pjesëmarrëse në Panairin e Turizmit në Prishtinë
Pozita gjeografike e Kosovës krijon mundësi të jashtëzakonshme për vizitorët
Mbi 200 kompani nga 10 vende janë pjesëmarrëse në Panairin e Turizmit që do të mbahet për tri ditë me radhë në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se në hapje të këtij panairi, presidentja Vjosa Osmani mbajti fjalim, ku tha se pozita gjeografike e Kosovës krijon një mundësi të jashtëzakonshme për turistët.
“Pozita gjeografike e Kosovës krijon një mundësi të jashtëzakonshme për turistët, të cilët do të mund të vizitojnë vendet me lehtësi dhe me një kohë të shkurtër”, tha Osmani.
“Kosova ka potencial të jashtëzakonshmë turistik, sikurse janë Brezovica, Gërmia, Prevalla, Malet e Sharrit, Bjeshkët e Nemuna, Bjeshkët e Rugovës, Shala, Bajgora, Ujvara e Mirushës, burimi i Drinit, Batllava, Bifurkacioni dhe shumë të tjera. Pra, oferta turistike e Kosovës është më e gjerë se kaq”, shtoi ajo.
Sipas saj, turizmi kontribuon ndjeshëm në ngritjen ekonomike të vendit.
“Turizmi kontribuon ndjeshëm në ngritjen ekonomike të vendit. Sot turizmi si industri botërore, krijon vende të shumta të punës dhe të ardhura për qytetarët tonë. Njerëzit udhëtojnë që të njihen me kulturat e reja, për të shijuar edhe ushqimet e ndryshëm e për të mësuar për historinë e vendeve”, theksoi presidentja Osmani.
Kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti, është shprehur se qëllimi i këtij panairi është promovimi i vlerave, kulturës dhe traditës së vendit tonë.
“Qëllimi i këtij panairi është promovimi i vlerave, kulturës dhe traditës tonë. Mendoj që kemi bërë një përparim të theksuar me qëllim që të kemi një rritje të të numrit të vizitorëve që ta vizitojnë Kosovën e kjo është arritur fal bashkëpunimit që ne duhet ta kemi, jo vetëm si komunitet por së bashku me institucionet dhe partnerët ndërkombëtar”, është shprehur Hoti.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, theksoi se ky panair e vë kryeqytetin në pozitë të rëndësishme rajonale e botërore.
“Ky panair e vë Prishtinën në pozicionin ku ne të gjithë synojmë ta kemi, pra duke u kthyer në një kryeqytet të rëndësishëm, të komunikimit jo vetëm rajonal por edhe botëror. Shpresojmë që ky panair të jetë si mundësi që të eksplorohet më e mira që ofrohet nga vendi ynë”, theksoi Rama.
“Me pjesëmarrjen e mbi 200 kompanive turistike nga 10 vende, jemi të bindur që kjo ngjarje e madhe do të shfaqë më të mirën e asaj që Kosova dhe vendet tona fqinje kanë për të ofruar në aspektin e kulturës, historisë dhe bukurive të tona që i kemi”, përfundoi ai.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur Gjetjet fillestare tregojnë se shoferi 87-vjeçar shtypi aksidentalisht pedalin e gazit në vend të pedalit të... -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua














