Lajme
Mbi 200 milionë euro për trajtime jashtë vendit
Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë kanë bërë të ditur se për këtë vit për trajtime shëndetësore jashtë shtetit ka ndarë buxhet prej 5.8 milionë eurosh, e që sipas tyre vetëm gjatë këtyre gjashtë muajve në Ministri kanë aplikuar 964 persona
Në mungesë të trajtimit adekuat në spitale vendore, qytetarët e Kosovës detyrohen të orientohen nëpër spitalet private, brenda dhe jashtë shtetit. Sipas Sindikatës së Shëndetësisë, kosovarët për çdo vit shpenzojnë mbi 200 milionë euro për trajtime shëndetësore jashtë vendit, ndërsa pjesa më e madhe e këtyre mjeteve janë remitenca nga diaspora.
Blerim Syla është kryetar i Sindikatës së Shëndetësisë të Kosovës. Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë ka ndarë vetëm 5.8 milionë euro për shërim jashtë shtetit.
Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë kanë bërë të ditur se për këtë vit për trajtime shëndetësore jashtë shtetit ka ndarë buxhet prej 5.8 milionë eurosh, e që sipas tyre vetëm gjatë këtyre gjashtë muajve në Ministri kanë aplikuar 964 persona, transmeton Zeri.
“Sipas Raportit të Zyrës së Trajtimit Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike të MSH-së, në periudhën janar- qershor 2017 ka pasur 964 aplikime, nga të cilat përfitues janë 681 (prej tyre rreth 100 nga viti i kaluar 2016). Deri në fund të vitit parashihet që numri i përfituesve të kalojë mbi 1000. Numri i aplikimeve sipas sëmundjeve është nga fusha e Kardiologjisë 289, Oftalmologjisë 169, Ortopedisë 120, por ka edhe nga fushat e tjera. Vitin e kaluar ka pasur 1.030 raste të trajtuara. Procedurat e aplikimit dhe të realizimit të mbështetjes financiare janë të përcaktuara në Udhëzimin Administrativ për Trajtim Jashtë Institucioneve Publike, ndërsa prioritet janë fëmijët”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë..
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? Bashkimi Evropian ka vendosur që paketat me vlerë nën 150 euro, të importuara nga jashtë BE-së,... -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar












