Turizëm
Mbi 43 mijë turistë në muzetë e Beratit në 8 muaj
Në periudhën Janar – Gusht të vitit 2019-të, vizitorët e shumtë në qytetin e Beratit arritën në shifrën 43.954, që shënon gati një rritje prej 4354 vizitorësh, krahasuar me vitin 2018-të.
Sipas statistikave të fundit të Qendrës Kombëtare të Muzeumeve në Berat, kanë bërë të ditur se mbi 43 mijë turistë kanë vizituar muzetë e Beratit vetëm në 8-të muajt e fundit
Jo vetëm vija bregdetare po preferohet nga turistët e huaj gjatë pushimeve verore, por edhe muzetë e vendit po ngjallin interes të lartë nga italianët e deri tek bjellorusët, numri i të cilëve po vjen në rritje.
Muzetë e Qendrës Muzeore Berat, Muzeu Ikonografik Onufri dhe Muzeu Etnografik ishin destinacionet më të kërkuara nga turistët e vizitorët edhe për 8 muajt që lam pas ndërsa ajo që vihet re janë turistë bjellorusë në rritje.
Muzeu Ikonografik Onufri dhe Muzeu Etnografik ka qenë destinacioni i preferuar për vizitorët e huaj në muajit Gusht 2019.
Sipas statistikave të dy muzetë gjatë këtij muaji janë vizituar kryesisht nga turistë italianë, francezë, gjermanë, polakë, spanjollë, austriakë, hungarezë, izraelitë, rus, amerikanë, sllovenë, holandezë, bullgarë, anglezë, japonezë dhe bjellorusë.
“Risi në këtë muaj ka qenë prania e vizitorëve bjellorus të pranishëm përherë e më shpesh veçanërisht në Muzeun Kombëtar Ikonografik Onufri”, -bëjnë të ditur specialistët e Qendrës Kombëtare të Muzeumeve në Berat.
Krahasuar me periudhën Janar – Gusht të vitit të kaluar, në 2019 vizitorët e shumtë arritën në shifrën 43954 që shënon gati një rritje prej 4354 vizitorësh. Vlerat unike dhe të pa krahasueshme që gjenden në Muzeun Ikonografik Onufri dhe Muzeun Etnografik , kane tërhequr vëmendjen e mjaftë vizitorëve të huaj, numri të cilëve edhe për muajin Gusht 2019 , ka qenë më i lartë krahasuar me vizitorët vendas, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Turizëm
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












