Shqipëria
Mbi 6 mijë kosovarë i drejtohen bregdetit shqiptar
Qytetarët e Kosovës i janë drejtuar bregdetit shqiptar që në orët e para të ditës së shtunë.
Më shumë se 6 mijë persona kanë hyrë në doganën e Morinës, ndërsa pjesa më e madhe e tyre kalojnë fundjavën në Durrës, Shëngjin e Velipojë.
“Po shkojmë në Velipojë për pushime”.
“Në shtëpinë tonë në Durrës”, u shprehen shtetasit nga Kosova.
Duket se jo vetëm qytetarët, por edhe autoritetet e kanë harruar shtimin e rasteve me Covid, pasi udhëtarët lëvizin lirisht pa maska.
“Nuk është gjë, kjo është përrallë për mua. Nuk jemi trembur për luftë, jo tani”.
“Kujdes po, frikë dhe panik jo”, thanë qytetarët.
Policia kufitare punoi me procedurë të përshpejtuar për të shmangur radhët e gjata. Që prej datës 1 qershor kur u hap kufiri tokësor, dita e sotme ka shënuar fluksin më të larteë të lëvizjes në Morinë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Vjenë
Autopsia e viktimave kosovare në Vjenë nis pas aksidentit tragjik në kantier Hetimet vazhdojnë në Vjenë, autopsia e trupave të tre kosovarëve... -
Në mesin e viktimave në Vjenë është edhe një ish-veteran i UÇK-së -
Tragjedia në Austri, Ministria e Diasporës: Po koordinohemi me familjarët për kthimin e trupave -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë, Komuniteti Shqiptar Musliman në Austri shpreh dhimbje dhe solidaritet -
Kurti: Të tronditur nga tragjedia në Austri, tre viktima janë shtetas të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve Kutitë me qumësht pluhur për foshnja, të cilat mund të jenë të rrezikshme, janë gjetur akoma... -
Rritje e konfiskimeve të narkotikëve dhe cigareve kontrabandë në Zvicër -
Çmimet në Migros dhe Coop nën lupë: A po mashtrohen konsumatorët nga etiketimet -
Aksident tragjik në Zvicër: rrëzohet teleferiku në Titlis, humb jetën një grua -
Debat i ashpër për pagën minimale në Zvicër, votim i rëndësishëm në Vaud













