Kosova
Mbi 7 mijë qytetarë aplikuan për pasaportë brenda dy ditësh në Kosovë
Agjencia për Regjistrim Civil (ARC) ka njoftuar se këto dy ditë të janarit, numri i qytetarëve që kanë kërkuar të pajisen me pasaportë ka shkuar në 7 mijë e 400.
Kryeshefi ekzekutiv i ARC-së, Blerim Camaj, ka thënë për Ekonomia Online se gjatë vitit 2023 janë pajisur rreth 300 mijë qytetarë, ndërsa vetëm në muajin dhjetor ky institucion i ka lëshuar më shumë se 30 mijë pasaporta.
“Vetëm në këto ditë të janarit do të thotë më 3 dhe 4 janar është dikun rreth 7400 qytetarë që kanë aplikuar. 4 mijë kanë apliku më datën 3 janar, ndërsa 3400 më datën 4 janar”, ka deklaruar Camaj.
“Gjatë vitit 2023 diku rreth 300 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës janë pajisur me pasaporta. Ndërsa në muajin dhjetor (2-23) shihet një rritje më e madhe. Kështu që në muajin dhjetor i kemi dikund mbi 36 mijë pasaporta të lëshuara”, u shpreh Camaj.
Camaj ka thënë se interesimi i qytetarëve serbë për t’u pajisur me pasaporta është në rritje, por nuk ka dhënë shifra.
“Sistemi nuk i ndan në serbë e shqiptarë, por në komunat me shumicë serbe, edhe atje janë në rritje kërkesat”, u shpreh ai./Ekonomia Online
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












