Lajme
Mbi 7 mijë vëzhgues në zgjedhjet e 3 nëntorit
Me qëllim të monitorimit të tërë procesit zgjedhor, koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në veprim”, ka angazhuar mbi 7000 monitorues për t’i vëzhguar zgjedhjet e 3 nëntorit
Koalicioni i Organizatave Joqeveritare “Demokracia në Veprim” do të angazhojë mbi shtatë mijë monitorues në të gjitha komunat e Kosovës, për t’i vëzhguar zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Kështu kanë deklaruar përfaqësuesit e OJQ-ve.
Ismet Kryeziu, dretor i KDI-së, ka thënë se në “Demokracia në Veprim”, kësaj radhe mbledh rreth vetes 70 OJQ nga të gjitha komunat e Kosovës.
“Nga përvojat që kemi prej zgjedhjeve të kaluara dhe nga fakti se në të kaluarën në Kosovë kanë ndodhë keqpërdorime të votimeve,por edhe të aseteve shtetërore, për zgjedhjet e sivjetme do të organizohemi shumë më mirë, me theks të veçantë në monitorimin e e rasteve të kundërligjshme, siç janë edhe korruptimi apo blerja e votimeve”, ka thënë Kryeziu, raporton “Zëri”.
Përveç monitoruesve të rëndomtë, sipas tij, do të jenë edhe 700 vëzhgues koordinatorë të Qendrave të votimit si dhe 300 vëzhgues mobil të nivelit shumë profesional,të cilët për punën që do ta bëjnë edhe janë trajnuar.
Ai ka thënë se “Koalicioni në Veprim” me përpikëri do ta monitorojë fushatën zgjedhore dhe koston e saj, procesin zgjedhor në ditën e votimit si dhe do të bëjë raportin për zgjedhjet.
“Rëndësi të veçantë do t’i japim edhe vëzhgimit të barazisë gjinore në procesin zgjedhor, pasi që deri më tash shumë pak femra kanë qenë në përbërje të komisioneve të subjekteve politike, ndërkaq që preokupimi ynë do të orientohet edhe në vetëdijesimin e femrave me qëllim të eliminimit të ashtuquajturit “votim familjar”, ka pohuar Kryeziu.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











