Kriza në Ukrainë
Mbi 8.1 milionë refugjatë ukrainas kanë ikur në vendet e BE-së
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, gjithsej 8.1 milionë refugjatë ukrainas kanë kaluar kufirin drejt vendeve të Bashkimit Evropian për të kërkuar mbrojtje dhe siguri nga pushtimi rus.
Në të njëjtën kohë, nga 24 shkurti deri më 23 korrik, rreth 6.6 milionë njerëz u zhvendosën brenda territorit të Ukrainës, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, midis pushtimit të Rusisë më 24 shkurt dhe 15 gusht 2022, rreth 10.9 milionë njerëz u larguan nga Ukraina.
Për më tepër, rreth 4.1 milionë njerëz që ikën nga Ukraina u regjistruan për mbrojtje të përkohshme në 29 vendet e BE-së nga fillimi i luftës deri më 14 gusht.
Të dhëna të tilla tregojnë gjithashtu se nga 21 shkurti deri më 14 gusht 2022 janë paraqitur rreth 24.300 kërkesa për mbrojtje ndërkombëtare nga shtetas ukrainas.
Që nga 17 qershori, më shumë se 5.7 milionë refugjatë ukrainas kishin ikur në vendet e Bashkimit Evropian që nga fillimi i luftës, transmeton tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
Ofertuesi paguan 262,000 CHF për targën “ZH 11” Targa e makinës së Cyrihut “ZH 11” është shitur për 262,000 CHF në një ankand online.... -
Eksportet e orëve zvicerane në krizë -
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga janari i 2026-ës -
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris










