Kosova
Mbi 800 qytetarë të Deçanit dyshohet që janë helmuar nga uji qëllimshëm
Me qindra qytetarë të komunës së Deçanit, që nga e shtuna kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-në “Adem Ukëhaxhaj” në këtë komunë, mbi dyshimet se janë helmuar nga uji i pijes.
Kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj në një konferencë për media ka bërë të ditur se 884 qytetarë që nga e shtuna e deri më sot kanë kërkuar ndihmë në QKMF dhe që kanë qenë me simptoma të njëjta.
“Deri tash janë afro 884 pacientë që kanë simptoma të njëjta. Intensiteti i pacientëve në ditën e sotme është në rënie e sipër”, ka thënë Ramosaj.
Ai ka shtuar se vetëm ditën e shtunë ndihmë mjekësore kanë kërkuar 164 pacientë, që fillimisht është dyshuar që është sëmundje virale sezonale, mirëpo gjatë mbrëmjes fluksi është rritur dhe dyshimi ka qenë se është nga uji i pijes, shkruan Telegrafi.
“Ne kemi marrë vendim që uji të mos përdoret. Kemi ftuar prokurorinë, hetuesit, policinë e shtetit, IKSHPK-në, kompaninë “Hidrodrini” të cilët janë duke e kryet punën që të kemi një ekspertizë të saktë. Rezultatet kanë dalë që kimikisht nuk ka probleme me ujë të pijes është i përdorshëm, por po i presim analizat biologjike që do të na jepin një rezultat më të saktë”, ka thënë Ramosaj.
Ai ka shtuar se nëse vërtetohet që ky helmim ka ardhur si rezultat i ujit të pijes, atëherë do të merren masa ligjore ndaj ujësjellësit.
“Është hera e dytë brenda një muaji që po raportohet për raste të tilla, që na kanë bërë të dyshojmë që këto mund të jenë të qëllimshme dhe kjo le të mbetet në kompetencë të prokurorisë që të vërtetojë”, u shpreh Ramosaj.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave














