Lajme
Mbi 86 mijë maqedonas me pasaporta bullgare
Ish-ministri bullgar, Bozhidar Dimitrov, tani drejtori i Muzeut Kombëtar të Sofjes, ka deklaruar se deri më tani 86 mijë maqedonas janë pajisur me pasaporta bullgare
Mbi 80 mijë qytetarë të Maqedonisë janë pajisur me pasaporta të Bullgarisë, deklarojnë përfaqësues nga Sofja zyrtare. Sipas tyre interesimi i maqedonasve për të marrë nënshtetësinë bullgare është shumë i madh.
Ish-ministri bullgar, Bozhidar Dimitrov, tani drejtori i Muzeut Kombëtar të Sofjes, ka deklaruar se deri më tani 86 mijë maqedonas janë pajisur me pasaporta bullgare, raporton INA.
“Deri më tani 86 mijë maqedonas ka fituar pasaporta bullgare, që përbën pothuajse10 për qind nga popullsia sllave në vend. Ky interes vazhdon edhe tani, me çka bie teza e propagandës maqedonase se pasaportën bullgare maqedonasit i kanë dashur vetëm për udhëtuar drejtë Perëndimit”, ka thënë ai.
Para dy viteve BE i hoqi vizat për Maqedoni, por interesimi për pasaportën bullgare, sipas Dimitrov, vazhdoi të jetë i madh. sipas tij, Shkupi zyrtar i ka bërë tre provokime të fundit ndaj Bullgarisë, si një vend anëtar i BE-së.
“Fillimisht, ata bën skandal me përkatësinë etnike të Nikolla Vapcarov. Së dyti, publikuan se Ministria e tyre e Jashtme do të ndajë mjete për projekte për ruajtjen e identitetit kombëtar të pakicës maqedonase në Bullgari. Dhe së treti ata po shënojnë festën e Shën Klimentit, në prani të elitave të larta politike”, tha ai.
Shën Klimenti, sipas tij, është pishtari më eminent i Bullgarisë. “Nëse kjo nuk është provokim, nuk e di se çfarë tjetër mund të jetë”, është shprehur Dimitrov.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













