Lajme
Mbi 9 milionë banorë në Zvicër
Në fund të qershorit Zvicra kaloi për herë të parë pragun e 9 milionë banorëve ose saktësisht 9,006,664. Kjo shifër përfshin, përveç popullsisë së përhershme, edhe popullsinë e huaj jo të përhershme, siç janë azilkërkuesit.
Popullsia rezidente e përhershme, vendase dhe e huaj, numëronte 8,902,308 njerëz në fund të gjysmës së parë të 2023-ës, sipas shifrave të publikuara të mërkurën nga Zyra Federale e Statistikave (FSO). Në total, 2.369.382 persona kishin pasaportë të huaj, shkruan RTS.
Popullsia rezidente e përhershme përfshin popullsinë zvicerane dhe të gjithë njerëzit me leje qëndrimi të vlefshme dhe që qëndrojnë në Zvicër për të paktën dymbëdhjetë muaj. Prandaj, pjesë e kësaj popullate janë edhe personat që kanë nevojë për mbrojtje që vijnë nga Ukraina dhe përfitojnë nga statusi S. Në fund të qershorit, OFS numëronte 45 405 persona që përfitonin nga ky status.
Sipas të dhënave të mëparshme nga FSO, deri më 30 qershor emigruan në Zvicër 47,200 të huaj, shumica prej tyre nga vendet e Bashkimit Evropian dhe Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë. Konfederata e shpjegon këtë fluks me kërkesën e fortë në tregun e punës dhe papunësinë strukturore të ulët, përcjell albinfo.ch.
Popullsia jorezidente numëronte 104.356 persona në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit, specifikon FSO. Kjo pjesë e popullsisë përfshin, për shembull, njerëz që aktualisht i nënshtrohen një procesi azili me një kohëzgjatje qëndrimi më pak se dymbëdhjetë muaj. Llogariten edhe të huajt me leje qëndrimi afatshkurtër më pak se dymbëdhjetë muaj, shkruan RTS.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










