Kosova
Mbi gjashtë milionë euro për fishekzjarre i shpenzon Kosova
Hiç më pak se 6.3 milionë euro është vlera e 81 mijë kilogramëve mjete piroteknike,
Shteti i Kosovës edhe këtë vit ka importuar sasi të madhe të mjeteve piroteknike nga shteti i Kinës.
Hiç më pak se 6.3 milionë euro është vlera e 81 mijë kilogramëve mjete piroteknike, që janë importuar në Kosovë gjatë vitit 2019.
Për ndriçimin e qiejve, për zhurmimin në tokë e për kundërmimin e barutit në ajër Kosova edhe sivjet nuk ka kursyer aspak.
Të pamëshirshëm ndaj shëndetit dhe ndaj sigurisë së qytetarëve janë treguar edhe këtë fundvit bizneset, institucionet e qytetarët kosovarë, të cilët për dallim nga vitet e kaluara, sivjet kanë rritur kërkesat për blerje të mjeteve piroteknike, përcjell albinfo.ch.
Zyrtarë nga Dogana e Kosovës kanë konfirmuar për mediat kosovare se vetëm këtë vit janë importuar 81 mijë kilogramë mjete piroteknike, vlera e të cilave po del të jetë 6.3 milionë euro.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës Fëmijët e diasporës në Ostermundigen përgatiten për festën e Pavarësisë së Kosovës... -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?














