Lajme
Mbi gjysma e popullatës pa qasje në ujësjellës publik
Kosova duhet ta këtë sa më parë Ligjin për ujërat dhe në trajtimin e tyre të ketë një qasje vepruese ndër-sektoriale
Me rastin e Ditës Botërore të Ujit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP), në bashkëpunim me Rrjetin e Organizatave Joqeveritare “Eko-lëvizja”, organizuan sot Tryezën e rrumbullakët , me moton: “Ujë për qytetet: përgjigje ndaj sfidës urbane”.
Ishte konkluzion i përbashkët i pjesëmarrësve se Kosova duhet ta këtë sa më parë Ligjin për ujërat dhe në trajtimin e tyre të ketë një qasje vepruese ndër-sektoriale.
Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, tha se çështja e ujit duhet të paraqes njërën prej preokupimeve kryesore të Qeverisë, pasi që kjo çështje paraqet implikim të drejtpërdrejt për vet shëndetin e qytetarëve dhe është një çështje që duhet trajtuar me seriozitetin më të madh. Ministri Agani zotua se ministria e Shëndetësisë do ta jap përkrahjen adekuate që IKSHP të themelojë një departament të veçantë për ujin.
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, tha se kjo ministri është e vetëdijshme për problematikën e shkatërrimit të lumenjve dhe se ujërat duhet të mbrohen, por sipas tij, mungesa e ligjeve adekuate është një nga problemet në fushën e trajtimit të ujërave.
Robert Garnet , drejtor për Kosovë i Institutit për Komunitet të Qëndrueshëm, ka mbështetur iniciativat në fushën e trajtimit korrekt të ujërave dhe sidomos fuqizimin e rolit të shoqërisë civile në këtë fushë si partnere.
Në këtë tryezë, janë bërë edhe disa prezantime lidhur me gjendjen e ujit nga IKSHP, SHUKOS, ZRRUM, Agjencia e Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit, Green Group, etj.
Sipas ekspertëve, Kosova nuk ka ujë të mjaftueshëm, madje mund të konsiderohet si vend i varfër me ujëra. Sipas statistikave, vetëm 44 për qind e qytetarëve të Kosovës kanë qasje në ujësjellës publik. Vlerësohet se Kosova ka vetëm 1 600 metër kub ujë në vit për kokë banori.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












