Lajme
Vrasjen e shqiptarit në Cyrih e ka bërë e bija e tij 18 vjeçe
"Sipas gjendjes aktuale të hetimeve, zyra e prokurorit publik supozon se vajza 18-vjeçare ka plagosur fatalisht babanë e saj me armë gjatë një mosmarrëveshje familjare".
Rrethanat e vrasjes së shqiptarit 47 vjeçar nga Kosova M.B., që ka ndodhur të enjten në Cyrih, sipas raporteve të para ishte e mbuluar nga misteri.
Ndërkohë, sot autoritetet kompetente kanë dhënë një version lidhur e rrjedhën e krimit.
“Sipas gjendjes aktuale të hetimeve, zyra e prokurorit publik supozon se vajza 18-vjeçare ka plagosur fatalisht babanë e saj me armë gjatë një mosmarrëveshje familjare”. Kështu është shprehur prokurori publik të premten për emdiat zvicerane, shkruan 20minuten.
Se si ndodhi mosmarrëveshja saktësisht dhe në cilat rrethana 18-vjeçarja ka shkrepur plumbat tani për tani është objekt i hetimeve të mëtejshme, transmeton albinfo.ch.
Vajza është arrestuar që atëherë. Prokuroria publike ka kërkuar paraburgim për të në gjykatën e masave të detyrueshme. Tani ekiston prezumimi i pafajësisë për të.
Siç është shkruiar dje, policia e qytetit të Cyrihut ka njoftuar të enjten se pak para orës 7 të mëngjesit i është raportuar një mosmarrëveshje e dhunshme familjare në një apartament në Zurich-Wollishofen.
Kur arritën në vend të ngjarjes, shërbimet e urgjencës hasën në dy gra të plagosura, të dyja zvicerane, të moshës 18 dhe 50 vjeç, dhe një burrë të plagosur rëndë. Personi 47 vjeçar me shtetësi zvicerane, i cili është me prejardhje kosovare, ka vdekur në apartament pavarësisht masave të menjëhershme të rianimacionit.
Dy të plagosurat, nënë dhe bijë, janë dërguar në spital.
Kosovari tashmë i ndjerë ka drejtuar një biznes të makinave për 20 vjet, thotë një person i punësuar tek ai, transmeton albinfo.ch. : “Unë e njoh atë dhe familjen e tij për një kohë të gjatë”. Ai thotë se ngjarja e ka befasuar shumë: “Asnjëherë nuk ka pasur konflikte mes tyre. Ata ishin njerëz paqësorë”.
Punonjësi është i shokuar . “Është trishtuese kjo që ka ndodhur”.
B. kishte ardhur në Zvicër nga Kosova në moshën 16 vjeçare. Së bashku me gruan e tij, kanë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, përcjell albinfo.ch. “Ata janë njerëz shumë të mirë. Djali është student dhe ka një firmë “.
Sipas punonjësit, edhe vajza do të studionte gjithashtu. Ndërsa gruaja mbante kontabilitetin në dyqanin e B.
Sipas Policisë së Qytetit të Cyrihut, prapavija dhe rrjedha e ngjarjeve janë ende të paqarta, transmeton albinfo.ch. Ato janë objekt i hetimeve të vazhdueshme nga zyra e prokurorit publik, Instituti për Mjekësinë Ligjore dhe Policia Kantonale e Cyrihut. Specialistët e Institutit të Forenzikës janë thirrur për të siguruar provat.
Një zëdhënës i policisë së Cyrihut bën të ditur se dy të plagosurat që janë dërguar në spital, janë në gjendje të rëndë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë












