Lajme
Mbijeton foshnja 860 gramësh
Në Prishtinë lindin katërnjakë dhe një fëmijë 800 gramësh
Në Klinikën e Neonatologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), janë prezantuar rastet e trajtimit të suksesshëm të foshnjës e cila kishte lindur me peshë 860 gram dhe katërnjakëve të tjerë që po ashtu kishin peshë të ulët pas lindjes Mujë Shala, drejtor i Klinikës së Neonatologjisë, theksoi se nga vitit i kaluar Klinika e Neonatologjisë është shndërruar në Klinikë dhe rezultate janë rritur dukshëm. Sipas tij, fryt i punës së suksesshme të stafit shëndetësorë, është edhe trajtimi i suksesshëm i foshnjës së lindur me peshë të vogël prej 860 gram dhe mjekimi i sukseshëhm i katërnjakëve që po ashtu ishin lindur me peshë të vogël. Ilmije Fazliu-Morina, e cila gjatë gjithë kohës është përkujdesur për foshnjën e lindur me peshë 860 gram, theksoi se foshnja është lindur nga nëna e Advije Vidishiqi, me daten 09.03.2012, me prerje Cezariane, para terminit të lindjes, në javën 28/29 të shtatzënisë.“Foshnja ka qenë me peshë 860gram, ka qenë me vuajtje në mitrën e nënës. Rasti është udhëhequr si SDR, për shkak te pa pjekurisë se mushkërive ku ka qëndruar 12 ditë në Njësinë Intensive, si neonatal i verifikuar”, ka theksuar ajo.
Sipas saj, pas trajtimit fillestar është vërejtur se tek foshnja është izoluar Klebsiella dhe është trajtuar sipas antibiogramit 10ditë ku më pastaj është korrigjuar hipoglikemia, sipas protokolit.
“Në ditën e tretë të jetës ka filluar të ushqehet minimalisht me nga 0.5ml përmes SOG, duke u avancuar gradualisht dhe me pastaj ka kaluar në ushqim total. Është ushqyer me qumësht nëne dhe është suplimentuar qumështi i nënës për rritjen e kalorive sipas protokollit”, thekson ajo.Ajo shpjegoi se foshnja tani ka gjendje stabile, me parametra vital stabil dhe ka filluar të shtojë në peshë, kurse tani pesha momentale është 1270 gr dhe pritet që në ditët e ardhshme të arrijë peshën 1800g dhe të lëshohet ne shtëpi.
Po ashtu, gjatë ditës së sotme është prezantuar edhe rasti i suksesshëm i trajtimit të katërnjakëve që kishin lindur nga nëna Ajshe Thaçi nga Juniku.Melihate Çekaj, e cila është marrë me trajtimin e katërnjakëve tha se nëna e tyre kishte lindjen e parë, nga shtatëzania e parë, kurse lindja ishte kryer para terminit në javën e 33/34. Sipas saj, foshnjat kishin lindur me peshë të ulët dhe ishin ndalur për trajtimin në Klinikën e Neonatologjisë.“Katërnjaku i parë është i gjinisë mashkullore ka pasur peshën e lindjes 1 775 gram, katërnjaku i dytë i gjinisë femërore me peshë të lindjes 1 590 gram, foshnja e tretë po ashtu është e gjinisë femërore me peshë 2 050 gr, përderisa edhe katërnjaku i fundit është i gjinisë femërore me peshë 1 750 gr”.Dr. Çekaj sqaroi se pas trajtimit që është bërë në Klinikën e neonatologjisë, gjendja e foshnjave është përmirësuar dukshëm, tani ato kanë filluar të ushqehen dhe pritet të lirohen në shtëpi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












