Integrimi
Mbledhje me prindër shqiptarë në Crissier
Prefekti Etienne Roy; Këshilli Regjional i Parandalimit dhe Sigurisë, në bashkëpunim me shoqatat shqiptare ”Shiko” dhe ”Ardhmëria”, organizon mbledhje me prindër e fëmijë shqiptarë.
Të dielën me 4 dhjetor nga ora 15h00 deri 16h30 në salle de projection-College de Marcolet në Crissier. Këshilli Regjional i Paradalimit dhe Sigurisë organizon mbledhje me prindër e fëmijë shqiptarë (nga mosha 12 e deri në moshën 14 vjeçare)
I riu shqiptar në Zvicër, sidomos në moshën e adoleshencës, përballet me një numër të konsiderueshëm të pengesave dhe problemeve. Mosha e adoleshencës shpesh herë përcillet me kriza dhe me reagimet që shpesh herë janë edhe si shkak për mossuksese në shkollë, mos angazhime për gjetjen e perspektivës në aspektin profesional e deri te delinkuenca e të miturve.
Kur flasim për adoleshentin shqiptar në Zvicër, kjo moshë përcillet shpesh edhe me kriza të identitetit.
Kjo moshë e ndjeshme si për adoleshentët dhe për prindërit, ka shtyrë Prefekturën e Rrethit të Komunave perëndimore të Lozanës të organizojë një mbledhje për Informimi dhe shkëmbim me prindërit dhe adoleshentët shqiptarë.
Mbledhja do të jetë rast i mirë për shkëmbim mbi të drejtat dhe detyrimet e prindërve dhe fëmijëve.
Programi i mbledhjes fillon me prezantimin e prefektit, Etienne Roy, duke u ndalur në shpjegimin e legjislacionit zviceran kushtuar fëmijëve dhe prindërve; rreziqet e ndryshme lidhur me ketë moshë të adoleshencës: thyerjet e ligjit dhe sanksioneve, programet e parandalimit të dukurive të ndryshme (alkooli, pirja e duhanit, droga, daljet gjatë mbrëmjeve, dhuna dhe thyerjet e ligjeve) lidhur me ketë moshë do të bëhen nga policia, dhe në fund të programit është parashikuar shkëmbimi dhe përgjigjet në pyetje të ndryshme
Në këtë projekt të rëndësishëm janë të angazhuara shoqatat shqiptare: Shoqata e Shqiptarëve të Ballkanit “SHIKO”, si person kontakti është Durim Ilazi me numër të telefonit : 076 445 31 11në adresën elektronike : [email protected]
Shoqata Ardhmëria- l’Avenir me seli në Crissier, si person kontakti është Setmer Selmani në numër të telefonit : 076 242 36 74 në adresën elektronike : [email protected];
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët Disa produkte të etiketuar si “pa gluten” kanë shënimin shtesë “mund të përmbajnë gjurmë gluten”, gjë... -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit -
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë












