Lajme
Mblidhen krerët e shteteve të BE-së, diskutojnë për ndarjen e posteve
Sonte në darkë do të mblidhen në Bruksel 27 krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së, në takimin e tyre të parë të grupit që nga zgjedhjet evropiane javën e kaluar, që rritën partitë nacionaliste e të ekstremit të djathtë dhe nxitën presidentin francez Emmanuel Macron të thërriste zgjedhje të parakohshme.
Sipas mediave të huaja, udhëheqësit do të diskutojnë se si të ndajnë postet kryesore të bllokut, në veçanti rolet e presidentit të Komisionit Evropian, presidentit të Këshillit Evropian dhe përfaqësuesit të lartë për punët e jashtme.
Në lojë është nëse Ursula von der Leyen do të marrë një mandat të dytë pesë-vjeçar si kreu i Komisionit, i cili nis dhe zbaton ligjin e BE-së. Udhëheqësit e BE-së do të vendosin gjithashtu për pasardhësit e Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian dhe Josep Borrell, kryediplomati i BE-së.
Sipas The Guardian, Von der Leyen ka qenë prej kohësh kryesuesja e qartë. Si kandidatja kryesore për Partinë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë, e cila do të jetë grupi më i madh në Parlamentin e ri Evropian me 26% të vendeve, pozicioni i saj është forcuar nga votimi në mbarë Evropën, transmeton Albinfo.ch.
Konsensusi po forcohet gjithashtu rreth ish-kryeministrit socialist të Portugalisë António Costa për të marrë detyrën nga Michel në kryesimin e takimeve të Këshillit të BE-së.
Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, është një favorit për të marrë detyrën nga Borrell si kryediplomatja e BE-së./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













