Kosova
Mbreti Chales uron pavarësinë e Kosovës
Për nder të 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, mbreti Charles i Britanisë së Madhe i ka dërguar mesazh urimi presidentes Vjosa Osmani, duke theksuar rëndësinë e miqësisë dhe bashkëpunimit të ngushtë midis dy shteteve.
Në letrën mbretërore shkruan:
”E nderuara zonja Presidente,
Unë dhe bashkëshortja ime kemi kënaqësinë t’i dërgojmë Shkëlqesisë Juaj dhe popullit të Republikës së Kosovës urimet tona më të ngrohta me rastin e festës suaj kombëtare.
Jam shumë i kënaqur që vendet tona ndajnë lidhje kaq të forta dhe pres të forcojmë më tej miqësinë tonë.
Është shpresa ime dhe ambicia ime e fortë që kombet tona të mund të bashkëpunojnë për të dhënë një ndikim pozitiv në ndryshimet klimatike dhe çështjet mjedisore, të cilat na prekin të gjithëve globalisht.
Unë dhe gruaja ime kemi kënaqësi të madhe t’ju përcjellim urimet tona më të mira për ju dhe për të gjithë kosovarët në vitin e ardhshëm.
Charles R”.
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) njofton të gjithë besimtarët dhe besimtaret që jetojnë dhe veprojnë... -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos
Jeta në Zvicër
-
Çfarë është një “ekstrakt i regjistrave kriminale” dhe për çfarë nevojitet në Zvicër? Nëse keni jetuar në Zvicër për njëfarë kohe, ka shumë mundësi që t’ju jetë kërkuar të... -
Për cilat poste politike zvicerane mund të kandidojnë shtetasit e huaj të natyralizuar? -
Pothuajse 96% e përfitimeve të vonuara të papunësisë janë paguar -
Aeroportet zvicerane shënojnë numër rekord udhëtarësh -
Autoritetet zvicerane presin financa më të dobëta për shkak të pagesave shtesë të pensioneve












