Bota
Mbrojtja e kufijve të BE-së nga emigrantët: “Në raste nevoje, edhe me armë”
Minstri bullgar: "Ne duhet që në Itali dhe Greqi të vendosim trupa të NATO-s që të mbrojnë në raste nevoje kufijtë e jashtëm të BE-së edhe me forcën e armëve"
Ministri bullgar i Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov shprehet i vendosur për luftimin e migracionit ilegal. Në të ardhmen do të angazhohet më shumë ushtria bullgare për mbrojtjen e kufijve me Turqinë.
Karakachanov shprehet për gazetën Die Welt se kufiri bullgaro-turk do të duhet të ndahet në pesë zona. “Në secilën nga këto zona ne do dërgojmë një trupë të armatosur në madhësinë e një kompanie që të mbikqyrë brezin përkatës kufitar. Atje do të jenë prezente edhe trupa speciale luftarake”, transmeton dw.de.
Bullgaria parashikon të angazhojë 600 ushtarë për ruajtjen e kufirit. “Kemi parë në praktikë, se ushtria është më efektive në sigurimin e kufijve se policia”, thotë ministri bullgar. Ai bëri të ditur, se për mbikqyrjen e kufirit do të përdoren edhe drone dhe kamera. Në të njëjtën kohë Karakachanov kritikoi BE që nuk ia ka dalë deri më tani të mbyllë rrugët e Mesdheut për migrantët. “Ne duhet që në Itali dhe Greqi të vendosim trupa të NATO-s që të mbrojnë në raste nevoje kufijtë e jashtëm të BE-së edhe me forcën e armëve.”
Vlerësimi i ministrit bullgar të Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov për gazetën gjermane, është se shumica e atyre që vijnë në Europë përmes Mesdheut janë migrantë ekonomikë. “Ata nuk përndiqen, nuk kanë nevojë për mbrojtje të jetës së tyre, ata duan thjesht të vijnë në një vend të pasur perëndimor.”
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












