Maqedonia
Mbrojtja do të kërkojë dëmshpërblim për “Monstrën”
Rasti Monstra tani fillon prej pikës zero. Pas afro gjashtë vjetësh të kaluara në burgjet e vendit, të dënuarit e këtij rasti do të kenë mundësinë që të mbrohen në liri. Megjithatë, sipas palës mbrojtëse për kohën e kaluar në burgjet e vendit, ata duhet të dëmshpërblehen.
“Patjetër si në rastin e Sopotit edhe në këtë rast do të kërkojmë dëmshpërblimin për këto vite që kanë qenë pa faje në paraburgim”, ka deklaruar avokati Naser Raufi për ‘Alsat’.
Ndërkohë, avokati Naser Raufi shprehet se pas lirimit nga burgu të të dënuarve të rastit Monstra, pret epilog të drejtë gjyqësor, edhe për pjesëmarrësit në protesta të organizuara për rastin konkret, Monstrën, përcjell albinfo.ch.
Për zbardhjen e plotë të rastit pala mbrojtëse shpreson në mbështetjen e ndërkombëtarëve, me ndihmën e të cilëve më shpejtë do të vijë deri tek një epilog i drejtë gjyqësor dhe aktorët e vërtetë të vrasjes makabre do të dalin para drejtësisë dhe do të marrin dënimin e merituar.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











