Lajme
Mbyllen disa shkolla, dyshohet për naftë kancerogjene
Komuna e Prishtinës mbylli disa shkolla që nxeheshin me naftë, e cila përmban 70 herë më shumë sasi të squfurit se sa lejojnë normat evropiane
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka marrë vendim për mbylljen e disa shkollave të kryeqytetit, pasi është konfirmuar nga analizat laboratorike, se nafta që përdorën për nxehjen e këtyre shkollave, posedon sasi të madhe të squfurit, që konsiderohet si kancerogjen.
‘Pas raportimeve mediale për nivelin e squfurit në naftën që përdoret në shkollat e Prishtinës, komuna e Prishtinës ka urdhëruar analizat në tre shkolla të ndryshme. Sot kemi marrë rezultatet dhe niveli i squfurit në disa shkolla ishte 70 herë më i lartë se niveli normal”, shkruar Ahmeti në rrjetin social “facebook”.
Për këtë arsye, si thotë, është marrë vendim për ndërprerjen e procesit mësimor në shkollat që nxehen me naftë.
“Po ashtu kam dërguar letër në Institutin e Shëndetit Publik për të na dhënë vlerësim të rrezikshmërisë të këtij niveli të squfurit. Në të njëjtën kohë po zhvillojmë një plan të hollësishëm për analiza në çdo shkollë që mësimi mos të ndërpritet më gjatë se sa është e nevojshme”, ka thënë Ahmeti.
Sipas tij, kjo është vetëm masë preventive për të ruajt shëndetin e fëmijëve “derisa të jemi të sigurt se edhe shkollat janë të sigurta”.
Ndryshe, mediet kosovare raportuar disa ditë më parë se Kompania importuese e derivateve “HIB Petrol”, ka furnizuar shkollat me naftë për ngrohje me përmbajtje të lartë kancerogjene.
Rezultatet nga mostrat që ka marrë inspektorati i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) të hënën (03 shkurt) vërtetojnë përqindjen e squfurit në naftën e kompanisë “HIB Petrol” mbi 600 për qind më të lartë sesa normat e lejuara. Kjo kompani ka kontratë që dy vjet me komunën e Prishtinës për të furnizuar shkollat me naftë për ngrohje.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran Një shtetas turk që mbante 270 kg bakllava dhe ëmbëlsira të tjera të padeklaruara në një... -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm -
SNB: Karta e debitit mbetet mjeti më i popullarizuar i pagesës












