Kosova
Mbyllen institucionet paralele serbe në 10 komuna
Janë mbyllur përfundimisht institucionet paralele serbe në disa komuna të vendit
Me një aksion të përbashkët mes Ministrisë së Punëve të Brendshme, Policisë së Kosovës Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, sot janë mbyllur përfundimisht disa komuna dhe institucione paralele të Serbisë në disa komuna të Kosovës.
Kjo u bë e ditur nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka shtuar se ky aksion përfshiu komunat e Lipjanit, Obiliqit, Prishtinës, Fushë Kosovës, Vushtrrisë, Novobërdës, Kamenicës, Vitisë, Rahovecit dhe Skenderajt, përcjell albinfo.ch.
Përveç mbylljes së komunave paralele, u ndërprenë edhe aktivitetet e postës dhe zyrës tatimore ilegale.
“Me aksion të përbashkët mes MPB e PK si dhe MINT e MAPL, përfundon epoka e komunave dhe institucioneve paralele e kriminale të Serbisë në Republikën e Kosovës.
Sot janë mbyllur Komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skënderaj si dhe posta e zyre tatimore ilegale.
Siç edhe jemi zotuar, nuk lejojmë asnjë paralelizëm e aq më tepër kriminal të Serbisë që të cënojë Kushtetutën e ligjshmërinë në vendin zonë”, ka shkruar Sveçla, teksa ka publikuar një video së bashku me ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin.
Sveçla gjithashtu theksoi se ky veprim mbyll një kapitull të gjatë të institucioneve paralele serbe në Kosovë.
“Nga sot kapitulli i institucioneve paralele ilegale kriminale të Serbisë në Kosovë mbyllet. Në Banjë e gjithandej në të gjithë pjesët e tjera të Kosovës, objekt komunale, postat, zyrat tatimore, të gjitha mbetjet e institucioneve paralele përfundojnë”, ka thënë Sveçla.
Ndërsa, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, ka shtuar se 28 komunat paralele dhe 5 qarqet e tyre nuk do të funksionojnë më në Kosovë.
“Nga sot 28 komunat paralele kriminale të Serbisë në Kosovë dhe 5 qarqet e tyre mbyllen përfundimisht. Këto institucioneve paralele të Serbisë nuk kanë vend në Republikën e Kosovës”, ka shtuar ministri Krasniqi.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
UDC nis fushatë për iniciativën “Jo një Zvicër me 10 milionë banorë” Iniciativa parasheh që autoritetet zvicerane të ndërhyjnë nëse popullsia i afrohet pragut prej 10 milionë banorësh... -
Zvicra paralajmëron për rreziqet e biçikletave elektrike dhe skuterëve elektrikë -
Si t’i kapërceni pengesat me të cilat përballet çdo njeri gjatë integrimit në Zvicër -
Bazel: Qytetarët votojnë në qershor për katër çështje kantonale -
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada











