Integrimi
Mbyllet piceria e shqiptarit, nuk ka më ushqim falas
“Ju lutem, mos e keqpërdorni këtë mirësi, në mënyrë që nevojtarët të mund të përfitojnë prej saj”.
Një apel që nuk u dëgjua kudo.
Menaxherët shqiptarë hoqën dorë nga piceria “Toscana” në Greifensee ZH, të cilët vitin e kaluar u bënë lajm i mediave, sepse ofruan falas ushqimin për ata që kishin nevojë.
“Shumë njerëz fatkeqësisht e keqpërdorën veprimin tonë”, thotë për “Blick” Gino Ramadani (40), i cili udhëhoqi restorantin së bashku me gruan e tij, Elvirën (37).
“Disa ishin madje të pacipë. Kishte njerëz që nuk kishin nevojë për ushqim falas, por insistonin në një ëmbëlsirë të lirë ose në një shishe të lirë”.
Ramadani nuk kërkoi para, edhe pse këta mysafirë nuk kishin nevojë.
Përkundër kësaj, Ramadani nuk pendohet për aksionin e ndarjes së ushqimit falas, transmeton albinfo.ch.
“Kam pasur shumë reagime pozitive dhe kam njohur shumë njerëz të mirë”.
«Kishte shumë miq, të cilët kishin ngrënë falas në restorantin tim”, thotë Ramadani.
“Jam krenar që kam ofruar më shumë se 3000 ushqime falas”, thotë Ramadani, i cili kishte regjistruar humbje me këtë aksion deri 60 mijë franga.
“Tani kemi gjetur një qiramarrës të ri për ta marrë menaxhimin e restorantit”.
Ramadani nuk do të ishte në gjendje të thotë nëse pronari i ri do të vazhdojë aksionin e njëjtë. Por, ai e di se restoranti do të jetë në duar të mira”.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?











